• Today is: Friday, April 26, 2024

ÇKA NDODHË KUR NJERIU ÇKYQET NGA RRJETI I QUAJTUR NATYRË?

fakti
April26/ 2020

Edhe puna e Vaksines kunder COVID 19 dhe vaksinave të ndryshme nëpër shekuj, nuk janë gjë tjetër pos programe që i mesojnë qelizat tona si të komunikojnë mes veti dhe me virusët “musafirë”! Këto programe mbrojtëse secili njeri duhet t’i ketë të regjistruara në qelizat e veta, ose nëse janë të shlyera mund ti downloadoj nga Mega Serveri!

 

Nga Ahmet ASANI/ Regensdorf (Ch)

 

Njeriu i sotit investon shumë kohë edhe mjete te ndryshme, qe mundesisht mos te ketë asnje bakterje në trup dhe harron krejt se ne fakt jeta e njeriut eshte e pamundur pa bashkjetesën me bakterjet!? Bakterjet si banorët me te vjeter te planetit, në fakt janë ato qe ia mesuan qelizave te para nevojën e bashkimit ne bashkesi shumëqelizore! Keshtu qe sot kemi njeriun si qenien me te persosur te planetit qe de fakto, jeton duke i falemnderuar bashkejetesës me bakterjet!

E si mund te tretet ushqimi nëse mungojne bakterjet ato qe bejne fermentimin e ushqimit ne zorrrë?! Si mund ti kemi produktet e qumshtit kosin, jogurtin, djathin, nese nuk ekzistojne bakterjet fermentuese! Si mund ta kemi bukën nese nuk e kemi tharrmin, apo si po i thotë ai bashkebiseduesi i Robit ne TV 21- Kvasacin ( gjerm. Hefe; kroat. kvasac – shqip tharrm)

Në trupin e njeriut ka me shumë bakterje se sa qeliza! Qelizat dhe bakterjet prej se ekzistojnê ne botë, jetojnë në një bashkesi te ekuilibruar dhe e mbrojnë njera tjetren! Ka edhe bakterje me të cilat qelizat njerezore nuk mund të komunikojnë e te merren vesh, por ato janë shumë pakē! Mbi 99.99% te bakterjeve jetojnë ne bashkesi me qelizat njerezore dhe i mbrojnë ato dhe komunikojnë mirë mes veti!

Njesoj edhe per viruset, mendohet se gjatë miliarda vitesh qelizat tona kane komunikuar me viruset e ndryshem dhe se genet e njeriut kane miliona informacione per miliona virusë te ndryshem me te cilet njeriu ka jetuar dhe komunikuar prej lindjes se qelizes se pare ne bote e deti sot! Ne fakt ne momentin kur ne nuk mund te merremi vesh me dikend, ose i themi se eshte virus ose radikal, e ne fakt mendoj se kemi te bejme me fenomenin e shlyrjes apo harrese se programit per komunikimin me organizmin apo mikrorganizmin perkates!

Mendoj se ajo qe njeriu duhet ta beje çdoherê në jetë, është ajo te cilen e kanë bërë njerëzit më të dashur e më të ditur të njerezimit! Kusht i NEVOJSHEM per ta mesuar te verteten mbi nje fenomen, eshte puna, mesimi, leximi, te gjitha keto qe i quajmë DITURI! Mirepo kusht i DOMOSDOSHĒM per ta mesuar te verteten deri ne fund, eshte aftesia per tu lidh me MBIDIJEN, me MEGA SERVERIN e vasiones i cili i ka gjitha të gjitha infomatat e kesaj bote!

Mendoj se Galileo, Koperniku, Bruno, Ajnshtajni, Teslla etj, nuk i arriten te gjitha keto zbulime epokale vetëm duke lexuar e mesuar ne shkolla e nga mesuesit e tyre, por per dallim prej mesuesëve te tyre, keta dijetarë epokal, diten si te lidhen dhe u lidhen dhe arriten te downloadojnë dituri e programe te gatshme nga MEGA SERVERI i Vasiones se pafund – te cilin Server mund ta quajme edhe KRIJUES apo ZOT!

Edhe puna e Vaksines kunder COVID 19 dhe Vaksinave te ndryshme neper shekuj, per mendimin tim nuk jane gje tjeter pos programe që i mesojnë qelizat tona si të komunikojnë mes veti dhe me viruset “musafir”! Keto programe mbrojtese secili njeri duhet t’i ketë të regjistruara ne qelizat e veta, ose nese jane te shlyera mund ti downloadoj nga Mega Serveri! Por kur njeriu çkycet nga rrjeti i quajtur NATYRË, kur njeriu nuk bashkejeton me bakterjet e mikroorganizmat me te cilet miliarda vite ka jetuar e bashkejetuar, kur njeriu do te jetojë i izoluar nga natyra dhe te ushqehet ne kundershti te plotë me natyren, kur njeriu e humb lidhjen me Krijuesin e vet, atehere atij nuk i bene mire asgje dhe mund te semuret jo vetem nga bakterjet e viruset po edhe nga poleni i luleve!