Ish misi shqiptar, një figurë shumë e dashur për publikun, Valbona Selimllari, ka folur për herë të parë për bashkëshortin e saj.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, në Klan, Valbona ka dhënë detaje nga familja e saj, duke treguar për dashurinë e 3 fëmijëve për prindërit. Ajo tha se fëmijët e saj janë më shumë të dhënë ndaj të atit, shkruan Lajmifundit.al.
“Ata na duan të dyve shumë, por ndonjëherë anojnë nga babai i tyre, sepse ai i përkëdhel më shumë, ndërsa mua më thonë je kurrnace”, u shpreh Valbona.
Ndërsa theksoi se nëna e saj i ka mësuar shumë gjëra në jetë dhe se ende jeton me të, e cila e ndihmon edhe në rritjen e fëmijëve./Gazeta FAKTI