• Today is: Sunday, November 24, 2024

ME MASKA NË FYTYRË, MBI 3 MIJË MATURANTË NË HONG KONG JAPIN PROVIMET E MATURËS

fakti
April24/ 2020

Kur gjithë bota është në  luftën e ashpër me koronavirusin, disa shtete kanë nisur aplikimin e rihapjes  së vendit me së pari shkollat. Sikurse në Austri, Danimarkë, Francë e së  fundmi edhe në Gjermani në Hong Kong  matrurantët kanë dhënë të parët në botë, provimet e fundit të gjimnazit.

Sipas mediave të huaja me mijëra nxënës në Hong Kong ishin të parët në botë krahasuar me vendet e tjera që zhvilluan provimet përfundimtare të shkollës së mesme  ditën e sotme. Por gjithçka është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për sigurinë e jetës së nxënësve.  Këta  të fundit janë urdhëruar që të mbajnë  maska në fytyrë si edhe janë kontrolluar për temperaturë pasi kanë qëndruar  në shtëpi për të paktën 3 muaj, raporton Reuters.

Provimi përfundimtar i shkollës së mesme u dha me një vonesë katër-javore pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit u ul, megjithëse masat për distancimin shoqëror mbeten në të gjithë qytetin me qeveri kineze.

“Është sikur ne të rrezikojmë jetën tonë për një vend në universitet dhe as e dimë nëse do të kemi sukses.”- ka thënë  tha Rita Hung, 18 vjeçe, para se të hynte në provim.

Në total kanë dhënë provimin më shumë se 3.000 studentë në seancën e parë të ditës së sotme. Ndërsa numri i përgjithshëm në vend është rreth 52,000 nxënës që duhet ta japin këtë provim.  do ta bëjnë këtë gjatë muajit të ardhshëm.

Kujtojmë që Hong Kongu mbylli  shkollat që nga fundi i janarit. Në qytetet u raportuan edhe dy raste të tjera të koronavirusit të enjten, duke regjistruar në total 1,036 raste, ndërsa 4 persona kanë vdekur./ Gazeta FAKTI