• Today is: Thursday, April 25, 2024

LDK NË LËKURËN E GJARPËRIT

EA
April23/ 2020

Zhvillimet politike në Kosovë po hyjnë në një fazë sfiduese me shumë rreziqe e të panjohura, në ndërkohë që Serbia është përforcuar ekonomikisht dhe përmes lobimit të fuqishëm ka arritur që ta kthej interesimin e Shtëpisë së Bardhë në anën e saj. Një shkrim i ditës së sotme në Washington Times e shkruar nga një analist amerikan me ndikim mbi “Kosovën e xhihadistëve e islamikëve” dhe një “vend të parëndësishëm strategjik për Amerikën”, tregon qartë sa thellë i ka shtrirë duart Serbia

 

Nga Dijana TOSKA/ Shkup

 

Sot, politika jonë në kohë pandemije po dëshmon një papjekuri të paprecedent që njeh një demokraci e zhvilluar mbi parimet e ligjshmërisë e kushtetutshmërisë duke bërë e zhbërë lojra nëntoke që as Hitchcockut nuk kishin për ti shkuar ndërmend për të ndërtuar një sekuencë filmike, përballë regjisorëve të korrupsionit të të gjitha partive politike që këto 20 vite në pushtet bënë çka deshën me Kosovën dhe e sollën njeriun e saj të jetojë pa dinjitet elementar njerëzor.

Patëm një qeveri shpresëdhënëse, që do të mund të normalizonte jetën dhe do të fillonte të ndërtonte shtetin e së drejtës dhe regjisorëve të korupcionit tu ndalte hovin.Por, harruam ne dhe harroi edhe VV kur hyri në koalicion me LDK se ajo ishte bashkë me këta regjisorë në pushtet tana këto vite të zhvatjes së të gjitha të mirave që pati kjo tokë. Prandaj, ishte e pritshme rrëzimi i kësaj qeverie, por të cilës i parapriu vetë Albin Kurti me masat e parakohshme që ndërmori, të menduara jo mirë dhe e shkurtoi këtë kohë.

LDK si pjesë e qeverisë  me përkrahje të lokomotivës së saj partneriale votoi kundër shkarkimit të vetvetes. Sot, me përkrahje të po kësaj lokomotive që ngarkon e shkarkon plehra artificiale të historisë jotëlavdishme të pasluftës po don të ndërtoj një qeveri të re, duke e eliminuar plotësisht partnerin e deri djeshëm legjitim e fituesin e zgjedhjeve.

LDK  tani në kuvend e presin dy sfida, të arrijë të marrë mandatin me votat e PDK dhe përfundimisht ta vulos veten si sateliti më besnik i gjarpërit dhe kompanisë së tij. Dhe e dyta të mos arrijë ti siguroj votat ngase PDK  mund të votoj kundër ose të abstenojë dhe përfundimisht, gjarpëri tia bëjë me dije LDK që GAZDA i kësaj shpije ka qenë ai dhe se kur të dojë mund të bëjë me ta çka të dojë, bash si ato lodrat e Bit Pazarit tim këtu në Shkup. Kjo është loja më luksoze që LDK e cila pretendon se është parti institucionaliste e shtetformuese tia lejoj vetes gjunjëzimin, apo talljen së pari me veten e pastaj me votën e qytetarit i cili i besoi për një qeverisje ndryshe.

Për VV dhe Albin Kurti, ky mandat duhet të jetë një mësim i mirë. Pushteti e shteti nuk ndërtohen as me nguti e as me inate aq më parë kur nuk e ke forcën e duhur për të bërë ndryshime radikale e të menjëhershme në një vend të kapluar nga krimi e korupcioni e të luftosh kapot e privilegjuar.

Sot, më shumë se kurrë Albin Kurti duhet të tërhiqet me dinjitet si fitues moral në gjithë këtë situate. Ti konsolidoj rradhët, ta pastroj anëtarësinë nga disa persona të lokomotivës që i ka rreth vetes, ndërkohë që me simpatin e fituar mund të mbledhë pas vete rinin e intelektual të mirfilltë, pastaj profesionist e idealist të pakonsumuar.

Albin Kurti, para se të largohet ka përgjegjësi e obligim moral që Kosovën mos ta trazojë.Çdo thirrje për të shkaktuar trazira në rrugë, për ta tensionuar situatën do të jetë një përgjegjësi e tij që nuk do ti a fal kurrëe askush dhe një gabim fatal për karrierën e tij politike që nesër mund të jetë më e ndritshme se sot.

Albin Kurti largohu me fitore morale, ashtu siç erdhe me fitore qytetare.

Zhvillimet politike në Kosovë po hyjnë në një fazë sfiduese me shumë rreziqe e të panjohura, në ndërkohë që Serbia është përforcuar ekonomikisht dhe përmes lobimit të fuqishëm ka arritur që ta kthej interesimin e Shtëpisë së Bardhë në anën e saj. Një shkrim i ditës së sotme në Washington Times e shkruar nga një analist amerikan me ndikim mbi “Kosovën e xhihadistëve e islamikëve” dhe një “vend të parëndësishëm strategjik për Amerikën”, tregon qartë sa thellë i ka shtrirë duart Serbia, sa që më ktheu në ditët e paraluftës në shkrimet e gazetarëve luftënxitës të Serbisë, atëherë kur ishim një autonomi e pambrojtur, por me vizion të qartë për të ardhmen tonë.

23, prill