• Today is: Sunday, November 24, 2024

Karantina kthen Bebe Rexhën pas në kohë, publikon albumin e fotove kur ishte fëmijë

EA
April23/ 2020

Bebe Rexha nuk ngurron të tregojë origjinën e saj shqiptare. Dhe gjatë qëndrimit e izoluar brenda në shtëpi, ajo u ka treguar ndjekësve të saj gatimet shqiptarë ndërsa gatuante byrek.

Ndërsa së fundmi publikoi një album fotosh gjatë një udhëtimi në Shqipëri kur ishte fëmijë.

Ajo shihet nën shoqërinë e nënës së saj dhe miqve në Shipëri, teksa tregon se si preu flokët duke bërë ndryshim drastik.

“Kthehem pas në kohë te kjo prerja e shkurtër e flokëve që e bëra kur isha në udhëtim në Shqipëri, shikoni fotot për të parë se sa të gjata i kisha flokët para se t’i shkurtoja,”- shkroi Bebe në përshkimin e fotove. /Panoramaplus.al

Bebe Rexha përgatit ushqime shqiptare në karantinë

Bebe Rexha është emër i madh në skenën ndërkombëtare, si për tekst-shkruese ashtu edhe për këndim.

Por pasi pandmeia ka pezulluar thuajse gjitha aktivitet muzikore, këngëtarja tani kohën po kalon në shtëpi dhe me ndjekësit po ndan momente nga karantina.

Ajo së fundmi ka publikuar një video ku shihet duke gatuar, dhe recetat e preferuara të saj janë ato të tryezës shqiptare.

Pas byrekut, Rexha tani po përgatit një gjellë me qepë një ushqim tradicional për familjet shqiptare.