Ajo tregoi se i pëlqen shumë Spanja por vetëm policët nuk i ka qejf.Aktorja rrëfeu se atje izolimi është shumë i rreptë dhe kur del jashtë policët i kërkon të dhënat, duke nisur nga numri i telefonit, dokumentat dhe me kë jeton.
Olta u shpreh se kjo e bëri që të përjetojë krizë emocionale dhe telefonoi nënën e saj duke qarë.
“Izolimi është i rreptë. Nuk ka fasha orare kur mund të dalësh. Vetëm policat nuk ia dua Spanjës. Dje po merrja mamin në telefon duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thash mua mu shpif këtu, sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj me kë po jetoj, pse po shkoj në supermarket, çfarë po ha …u çmenda,”– është shprehur Olta Gixhari për “A2”.
Olta Gixhari është një prej aktoreve më të komentuara shqiptare për protagonizmin e saj. Së fundi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove të publikuara, ku duket e shoqëruar nga një mashkull misterioz, identiteti i të cilit është mbajtur sekret.
Tri vite pas ndarjes nga ish-i, Gixhari po shijon dashurinë e vërtetë. Edhe pse më parë ka qenë shumë e rezervuar për të folur për jetën private, duket se kjo histori i ka dhënë siguri Oltës, e cila si rrallëherë vendosi ta jepte vetë lajmin se tashmë është duke shijuar një histori të re.
Ajo e zbuloi këtë për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini.
Por, për momentin identiteti i të dashurit nuk dihet, ndërsa besohet se mund të jetë i huaj, pasi ajo udhëton shpesh drejt Spanjës, ku besohet se jeton ai.
A e dini pse vitin e kaluar ngeli në Spanjë Olta Gixhari?
Panorma vitin e kaluar kishte shkruar se Olta Gixhari festoi 33-vjetorin këtë verë më e lumtur se kurrë. Si rrallëherë, ajo zbuloi se është në një lidhje dhe partneri i saj e ka mbushur me surpriza në këtë ditë të veçantë. Ai i kishte mundësuar Oltës një hedhje me parashutë dhe videon nga ky moment, aktorja e postoi në “Instagram”. “Surpriza më e papritur, më e çmendur dhe që të lë pa frymë”, shkruante Olta në postimin që bëri, duke treguar kështu me fakte se sa shumë qejf po bënte për ditëlindje. Por duket se së fundi Olta po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re.
Bie në sy fakti që ajo e ka kthyer Spanjën si “shtëpinë” e saj të dytë dhe arsyeja pse ajo udhëton kaq shpesh drejt këtij vendi, është se atje thuhet se jeton i dashuri i saj. Tri vite pas ndarjes nga ish-i, s’ka më dyshime se Olta Gixhari po shijon dashurinë e vërtetë. Edhe pse më parë ka qenë shumë e rezervuar për të folur për jetën private, duket se kjo histori i ka dhënë siguri Oltës, e cila si rrallëherë vendosi ta jepte vetë lajmin se tashmë është duke shijuar një histori të re. Ajo e zbuloi këtë për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini.
Olta publikoi videon ku dukej shumë e lumtur, duke shijuar suprizën nga i dashuri misterioz. “E bërë nga dashuria ime”, ka shkruar Olta përmbi videon ku shihet në qiellin e shtatë, duke shijuar pushimet me njeriun e saj të zemrës. Direkt nisën aludimet se aktorja është në një histori të bukur, por marrëdhënien e saj ka vendosur ta mbajë larg mediave. Gjithsesi, lajmin Olta e konfirmoi vetë, ku zbuloi se momentalisht është duke përjetuar një histori dashurie dhe videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte xhiruar nga partneri i saj.
Olta Gixhari flet për herë të parë për partnerin: Ka ekonomi mesatare por…
Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Siluetë”.
Ajo ka pranuar publikisht se është në një lidhje, ka folur për partnerin e saj, si dhe ka treguar se po bashkëjetojnë.
Olta ka zbuluar se është në lidhje me një djalë me ekonomi mesatare dhe të dy së bashku ia dalin mbanë.
“Mund ta etikojmë vitin 2020 si vitin e dashurisë?
A ke kap ndonjë është ideja?”, është pyetur aktorja, pyetje së cilës i është përgjigjur:
“Po! Kam rënë në një gjendje të rehatshme. Në një lumturi.”
Më tej e pyetur nëse partneri është me flokë apo tullac (për të kuptuar sa lekë ka), Olta është shpehur se lekët nuk janë të rëndësishme dhe se për të më me rëndësi është dashuria.
“Për mua ka rëndësi që të bie në dashuri.
Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ja dalim të dy.
Unë kam biznes timin kam një jetë që punoj”, ka treguar ajo.