• Today is: Sunday, November 24, 2024

MAQEDONI, SHKURTOHET KOHËZGJATJA E ORËS POLICORE

EA
April22/ 2020

Lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë e kufizuar nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten. –  Ndërmarrja për qarkullim publike – Shkup informoi se prej nesër (23.04.2020) transporti publik do të funksionon në periudhën 05:00-09:00 dhe në periudhën 13:00-19:00 – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në Klinikën Onkologjike ka 8 të infektuar me Covid-19, dhe si rezultat 20 persona janë në izolim

 

Shkup, 22 prill/Gazeta FAKTI – Bazuar në rekomandimet e komisonit për sëmundje ngjitëse, sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  vendosi për lehtësime të lëvizjes së qytetarëve.

-Lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë e kufizuar nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten.

-Gjatë uikendeve lëvizja e qyterarëve do të kufizohet nga ora 15:00 ditën e Shtunë deri ora 5:00 ditën e Hënë.

Qeveria në këtë seancë ka miratuar masa edhe për grupmoshat e ndryshme.

-Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67 vjet nga e Hëna në të Premten, në periudhën kohore 12:00 deri ora 5:00 të ditës së ardhshme do të jetë e kufizuar! Gjatë fundjavave nga ora 11:00 ditën e shtunë deri në pra 05:00 ditën e hënë.

-Të rinjët deri në moshën 18 vjet, nga e Hëna deri të Premten, në periudhën kohore 19:00 deri 13:00 të ditës së ardhshme nuk do të mundë të lëvizin. Gjatë fundjavave ndalohet lëvizja ditën e shtunë nga ora 05:00 deri ora 13:00 dhe nga ora 15:00 deri ora 05:00 ditën e hënë.

Me vendim të Qeverisë, gjithashtu, ndalohet lëvizja e automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës se Maqedonisë së Veriut, nga ora 19:00 deri 05:00 të ditës e nesërme. Vendimet hynë në fuqi nga data 23.04.2020 ( e enjte )

Transporti publik në Shkup prej nesër me orar të ri

Ndërmarrja për qarkullim publike – Shkup informoi se prej nesër (23.04.2020) transporti publik do të funksionon në periudhën 05:00-09:00 dhe në periudhën 13:00-19:00.

Ky zgjerim i orarit të NQP-Shkup vjen pas ndryshimit të orës policore nga ana e Qeverisë.

“Prej ora 15:00 të shtunën (25 prill) deri në ora 05:00 të hënën (27 prill), qarkullimit publik nuk do të funksionon. Për detajet e qarkullimit publik për të shtunën, do të informoheni nesër.

Pikat e shitjes së biletave do të punojnë nga ora 07:30 deri në ora 17:00 në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel, Tregun e gjelbër dhe ajo në Autokomandë.

Me orar të njëjtë do të funksionojnë edhe pikat për bileta individuale në Karposh 2, Bit Pazar dhe Qendrën transportuese.

Në shitoret më të vogla se 20 metra mund të hyjë vetëm një persona

Në mbledhjen e sotme qeveritare, Qeveria dha urdhër që në listën e objekteve tregtare të shtohet fjala ‘dyqane’. Qeveria vendosi që në shitoret më të vogla se 20 metra vetëm një person mund të bëjë tregti.
Gjithashtu tregtari është i obliguar të sigurojë pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza) për punonjësit në objekt, ndërsa punëtorët janë të obliguar të mbajnë pajisjet vazhdimisht gjatë orarit të punës.

 Filipçe: 8 të infektuar me Covid-19 në Klinikën e Onkologjisë