• Today is: Monday, November 25, 2024

Nga Fondi 3 miliardësh i KE-së për COVID-19, Kosova përfiton 100 milionë euro

EA
April22/ 2020

Komisioni Europian ka planifikuar që të ndajë një fond prej 3 miliardë eurosh në luftën kundër pandemisë COVID-19. Në mesin e shteteve të cilat do të përfitojnë nga një fond i tillë do të jetë edhe Republika e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfimruar, Vladis Dembrovskis, i cili është zëvëndëspresident i Komisionit Europian.

“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka njoftuar Dembrovskis, njofton RTK.

 

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për Ukrainën ku do t’iu ndahen 1.2 miliardë, derisa Kosova do të përfitojë 100 milionë euro.

 

Këto mjete financiare janë ndarë nga Bashkimi Europian për të ndihmuar vendet për të investuar mjetet në fushat ku më së shumti ka nevojë aktualisth në kohën e pandemisë, siç është sistemi shëndetësor./Gazeta FAKTI