Edhe pse ekspertët e shëndetësisë këmbëngulin se pandemia është ende larg fundit, shumë shtete europiane po nxitojnë të lehtësojnë masat kufizuese, raporton A2.
Gjermania prin listën e vendeve që po rihapin gradualisht jetën sociale dhe ekonomike në vend, mes sheshimit të kurbës së infeksioneve të reja dhe bindjes së autoriteteve se pandemia është tashmë nën kontroll.
Shtetit francez të mirëqenies rrallë i mungon ndonjë gjë, megjithatë vendi ka pësuar të njëjtat problem që ka gjithë bota nga koronavirusi.
Hezitimi për të testuar gjerësisht popullsinë po duket gjithnjë e më shumë si një problem burimesh: Objektivi i qeverisë prej 500,000 testesh në javë deri më 11 maj është një normë që Gjermania, e cila ka raportuar një numër shumë më të ulët të vdekjeve sesa Franca, ka arritur në mars.
Masat e rrepta të bllokimit të Francës, tani shihen si reagim i ngadaltë lidhur me krizën, veçanërisht pasi vendet e tjera tani kanë nisur t’i heqin ato.
Gjermania harxhon saktësisht të njëjtën përqindje të PBB-së së saj në kujdesin shëndetësor si Franca – 11.2%, megjithatë vendi ka shtretër më të kujdesit intensiv, më shumë mjekë dhe më shumë infermierë për frymë sesa fqinji i saj, sipas të dhënave të OECD. / Gazeta FAKTI