Pas gati tre javësh larg rërës dhe sërfit, banorët në Sidnej të Australisë vërshuan të hënën drejt plazheve më popullore të qytetit, ndërsa autoritetet lehtësuan kufizimet ndaj pandemisë së Covid-19. Megjithatë plazhi më i famshëm i qytetit, ai i Bondi-t, vazhdon të jetë i mbyllur, raporton A2.
Plazhet e Coogee, Clovelly, Maroubra dhe Malabar u rihapën të gjitha këtë fillim jave, më shumë se 20 ditë pasi autoritet lokale vendosën të ndalonin hyrjen atje, për frenimin e pandemisë. Kjo sipas ekspertëve, do të ndikojë pozitivisht për shëndetin mendor të qytetarëve. Megjithatë, rregullat e distancimit social do të vazhdojnë të jenë në fuqi./ Gazeta FAKTI