• Today is: Monday, November 25, 2024

KJO ËSHTË SHTËPIA KU KRYEMINISTRI BRITANIK DO TË REHABILITOHET NGA COVID-19

EA
April19/ 2020

Kryeministri britanik u lejua të dalë nga spitali dhe do të vazhdojë regjimin për të trajtuar COVID-19 te banesa zyrtare, në Chequers.

“Chequers” është banesa zyrtare në fshat ku qëndrojnë kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar. Origjinën e ka që nga shekulli i 16-të, por i është nënshtruar shumë modernizimeve, njofton Euronews Albania.

Rezidenca është 64 km larg Londrës, dhe ka shërbyer si reszidencë e kryeministrave që nga vii 1921.

55-vjeçari Boris Johnson qëndroi i shtruar për një javë, pas shfaqjes së simptomave të vazhdueshme të COVID-19.

Ai u shtrua më 5 prill për probleme me frymëmarrjen dhe më 6 prill u mbajt në terapi intensive.

Pasi doli nga spitali, kryeministri falënderoi mjekët dhe tha se i kishin shpëtuar jetën.

Në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 737 viktima. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në Evropë për 24 orët e fundit, njofton Euronews Albania.

Numri total i viktimave për MB arriti 10,612. Numri i të infektuarve pati rritje, gjithashtu, duke e çuar totalin në 84,279.

Covid-19 vijon përhapjen në të gjithë botën. Totali i të infektuarve ka kapur shifrën e mbi 1.8 milionë dhe numërohen mbi 113 mijë të vdekur./ Gazeta FAKTI