• Today is: Sunday, November 24, 2024
1587239815.mp4

FLUTURAKE TË PAZAKONTA MBI QIELLIN E KUMANOVËS (VIDEO)

EA
April18/ 2020

 

Sipas shpjegimit shkencor të profesorit universitar Festim Halilit, ky është fenomen i krijuar nga agjencia private e hapësirës SpaceX  e menaxhuar nga Elon Musk që nënkupton krijimin e të ashtuquajturve satelitë yjor ndërlidhës

Kumanovë, 18 prill/ Gazeta FAKTI –  Kamera e Gazetës FAKTI ka kapur një detaj interesant mbi qiellin e Kumanovës. Një vargan ndriçues ka përshkuar qiellin diçka para orës 22.00, ndërkohë që jemi në pritjet të opinionit zyrtar mbi këtë fenomen që është vërejtur mbi qiellin e Kumanovës, në mbrëmjen e së shtunës.

Porf sipas shpjegimit shkencor t; profesorit universitar Festim Halilit, ky është fenomen i krijuar nga agjencia private e hapësirës SpaceX  e menaxhuar nga Elon Musk që nënkupton krijimin e të ashtuquajturve satelitë yjor ndërlidhës.
Ai përmes një postimi në Facebbokk e ka shpjeguar detajisht këtë fenomen:

Ja çfarë shkruan ai:

“Mbase keni parë një fenomen të pazakonshëm me disa “yje” që lëvizin me shpejtësi në qiellin e errët të natës? Si profesor i shkencave kompjuterike, do ju sugjeroja të vëzhgonit Pa panikë, është fenomen i krijuar nga agjencioni privat i hapësirës SpaceX i menaxhuar nga Elon Musk që nënkupton krijimin e të ashtuquajturve satelitë yjor ndërlidhës. Qëllimi kryesor i këtij projekti amerikan është që të ndërtohet konstelacion i satelitëve për prodhim të broadband internetit në të gjithë globin. Sigurisht që ky internet do të lëshohet në përdorim në formë të komercializuar. Me fondet e mbledhura, kompania SpaceX do të investojë misionin e tyre për në planetin Mars. Plani është që të lançohen 60 satelitë çdo dy javë në vitin 2020. Me këtë trend, parashihet që gjithsej të lançohen 1584 satelitë artificial në hapësirat atmosferike të planetit Tokë. Kjo kompani ka leje për lançim të 12.000 satelitëve. Gjithsej në orbitë deri në fund të këtij viti do të ketë 6000 satelitë nga gjitha institucionet shtetërore që merren me këtë çështje. Interesim për lançime të satelitëve të tillë ka edhe nga kompania Amazon e Jeff Bezos. Kompanitë bilionëshe, tanimë janë në garë për uzurpim të hapësirës për lançim të këtyre satelitëve për të prodhuar broadband internet. Mendimi im personal është se nuk ka një rregullore të thuktë që përcakton nevojat dhe mundësitë e lançimit të satelitëve në hapësirë, që shtetet e mëdha duhet të debatojnë dhe krijojnë një rregullore të tillë. Ka pasur raste kur satelitë të agjencionit Europian të Hapësirës ESA dhe SpaceX nga SHBA-të të kenë qenë afër përplasjes së satelitëve në hapësirë, njëherit gjatë lançimit të tyre shfaqet problemi i observimit të hapësirës nga observatorët, prandaj një paradigmë e përshtatur me rregullore do të ishte mjaft e nevojshme”, shkruan profesor Festim Halili.