Guvernatori i shtetit federal të Nju Jorkut, Endru Kuomo, deklaroi se nuk do ta respektojë asnjërën nga urdhëresat e Presidentit, Donald Trump, nëse kanë të bëjnë me rikthimin e gjendjes së mëparshme e që nuk do të garantonte mbrotjen e shëndetit të njerëzve gjatë pandemisë.
“Nëse ai urdhëron që ta hapim shtetin në atë mënyrë që do ta rrezikonte shëndetin publik të qytetarëve, junë nuk do ta bëj” , deklaroi Kuomo për CNN.
Trump dje deklaroi se ai si President i SHBA ka kompetenca absolute kur është në pyetje çështja e pandemisë dhe sipas tij guvernatorët e shteteve federale nuk pyeten për këtë punë.
“Kompetencat e presidentit mbi këtë çështje është pikërisht kështu siç po them dhe ashtu duhet të bëhet. Ata guvernatorë këtë e dijnë shumë mirë. Ka disa prej atyre guvernatorëve demokratë të cilët n uk pajtohen me këtë që po them, por do të pajtohen”, deklaroi Trump.
CNN menjëherë doli me një koment pas deklaratës së Trumpit, duke u thirrur në Kushtetutë, sipas së cilës Presidenti nuk ka kompetenca absolut dhe për këtë vendos pushteti federal. Për të gjitha vendimet tjera, që nuk janë të lidhura me pushtetin federal, vendosin shtetet, konstaton CNN duke thënë se “Trumpi po gënjen.”
SHBA është vendi më i goditur në botë nga virusi korona me 587.173 të infektuar dhe me 23.644 viktima, kurse situaat më e rëndë është pikërisht në Nju Jork./ Gazeta FAKTI