Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now, në Euronews Albania, mjeku shqiptar në Britaninën e Madhe, Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik në Londër, tregoi gjendje nga COVID-19 në Britaninë e Madhe që nisur nga kurba e rritjes, sipas tij tregon se ky vend gjendet 2 javë pas Italisë dhe Spanjës në ecurinë e virusit.
I pyetur nëse masat e marra në Britaninë e Madhe ishin të duhurat dhe në kohën e duhur, z. Shapo theskoi faktin se kryeministri Boris Johnson u këshillua nga ekspertë të universitetit të Oksfordit, nisur nga fakti se ky virus, megjithëse më i ashpër se gripi, ka ciklin e vet.
Por ai nuk e përjashtoi faktin se nëse masat do të ishin marrë më herët, tani do të kishim një kurbë në ulje.
Ai tha se informacionet për virusin 3 muaj pasi u shfaq për herë të parë tashmë janë të shumta, që nga fakti se udhëton ngadalë, çka është lajm i mirë për vaksinën kundër tij, e deri tek fakti që ai godet çdo moshë.
Z. Shapo i tha Euronews Albania se nisur nga shenjat, ai mendon se e ka kaluar vetë virusin, por është testi i antikorpit ai që do ta përcaktonte këtë fakt.
Sipas tij, tamponi dhe testi i antikorpit, që tregon sa të mbrojtur jemi, janë e vetmja mënyrë për të përcaktuar kur dhe sa duhet bërë lirimin i masave ndaj COVID-19.
“Testi i antikorpit i bashkëngjitet testit të tamponit. Testi i antikorpit bëhet vetëm me një shpim të vogël në gisht. Për momenti ai po përdoret vetëm tek mjekët që janë në vijën e parë të frontit, nuk është ende gati për t’u bërë në popullatë të gjerë. Testi i antikorpit tregon kush e ka kaluar coronavirusin dhe sa i mbrojtur është ai. Këto dy teste janë shumë të rëndësishme për të relaksuar masat. Pa këto teste nuk mund të themi kur mund të bëjmë lëshime dhe sa”, tha ai./Gazeta FAKTI