Mbreti Charles III mori fronin zyrtarisht sot në ceremoninë e kurorëzimit. Kryepeshkopi bie në gjunjë përpara monarkut përpara se t’i premtojë besimin e tij Charles III. Edhe Camilla u kurorëzua si Mbretëreshë.
Tashmë Charles ka bërë betimin si Mbret i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka lexuar një lutje me zë të lartë, duke u bërë monarku i parë që e bën këtë në një kurorëzim, raporton cnn.
“Perëndia i dhembshurisë dhe i mëshirës, Biri i të cilit nuk u dërgua për t’i shërbyer, por për të shërbyer, jep hir që të gjej në shërbimin tënd lirinë e përsosur dhe në atë liri njohjen e së vërtetës sate. Më dhuro që të jem një bekim për të gjithë fëmijët e tu, të çdo besimi, që së bashku të mund të zbulojmë rrugët e butësisë dhe të udhëhiqemi në shtigjet e paqes, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë. Amen”, tha ai.
Betimi ishte i ndryshëm nga ai i bërë nga Mbretëresha Elizabeth II-të në vitin 1953.
Për herë të parë u shtua parathënia, e cila e detyronte posaçërisht Mbretin “që krijojë një mjedis ku njerëzit e të gjitha besimeve dhe racave mund të jetojnë të lirë”.
Ndryshe, Charles është dashur të pres shtatë dekada që të bëhet Mbret, transmeton Gazeta FAKTI.