Në një kohë kur shumë njerëz po dorëzohen, një çift edhe pse i gjendur në të dy anët e kufirit gjejnë mënyrën për t’u takuar dhe për të bërë dashurinë e tyre të lulëzojë. Pa përqafime, pa puthje, por me fjalë të ëmbla ky çift të moshuarish janë mishërimi i vërtetë i thënies se dashuria nuk njeh kufi, njofton euronews.al.
Njëri nga ata gjendet në Gjermani dhe tjetri në Danimarkë, pas mbylljes së kufijve si pasojë e COVID-19, çifti e ka të pamundur të takohet, por janë më se të vendosur të mbajë dashurinë e tyre të gjallë, duke u takuar çdo ditë dhe duke biseduar me njëri-tjetrin në të dy anët e kufirit.
85-vjeçarja Inga Rasmussen, e cila jeton në Gallehus në Daminarkë u takua me 89-vjeçarin Karsten Hansen 2 vjet më parë. Të dy kishin humbur të dashurit e tyre dhe shprehen se ata u dashuruan shumë shpejt me njëri-tjetrin.
Tani çdo ditë, ata i drejtohen kufirit për të parë njëri-tjetrin, qoftë edhe nga larg.
“Nuk ka asnjë mënyrë për të arritur këtë. Dashuria vazhdon. Ne s’mund të bëjmë asgjë. Ajo nuk fle dot dhe unë po ashtu sepse ajo nuk gjendet afër meje. Është gjë shumë e mirë që ne mund të shohim njëri-tjetrin , njëherë në ditë, nuk mund të përqafohemi, por të paktën ajo është këtu dhe ne mund të diskutojmë për ngjarjet e fundit”, është shprehur Kasten Hansen.
Edhe pse të dy janë tejet të trishtuar për këtë situatë shprehen se nuk do të bëjnë asgjë kundër këshillave të mjekëve dhe shpresojnë që situata të qetësohet shpejt duke hapur edhe kufirin mes dy vendeve që është bllokuar prej dy javësh./ Gazeta FAKTI