• Today is: Monday, November 25, 2024

NË KOSOVË 7 VIKTIMA NGA COVID-19 (video)

EA
April10/ 2020

Nga brenda ambienteve të klinikës infektive në Prishtinë, ku trajtohen të prekurit me COVID-19, doktori Valbon Krasniqi, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, na njeh me situatën në Kosovë.

Ndërkohë,Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 14 persona janë shëruar nga coronavirus.

Zgjerohet harta me të prekur me coronavirus, Ferizaj 18 rastë të konfirmuara pozitive

Gjithashtu IKSHP ka njoftuar se 23 raste të reja janë konfirmuar si të infektuar me coronavirus. 18 raste janë lajmëruar në Komunën e Ferizajt, më saktësisht 8 në fshatin Sazli, 3 në Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare.

Dy raste të reja janë regjistruar në Viti, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në Prishtinë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shënedetësisë Publike, vetëm sot 189 mostra janë testuar për coronavirus.

IKSHP ka thënë se të konfirmuarit janë raste kontakti.

“ Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, ka njoftuar IKSHP. / Gazeta FAKTI