• Today is: Sunday, November 24, 2024

Rabini izraelit: Vaksinat kundër koronavirusit ju bëjnë homoseksualë

fakti
January21/ 2021

Rabini izraelit Daniel Asor, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, u kërkoi njerëzve të mos e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sepse “kjo do t’i bëjë ata homoseksualë”.

Ai gjithashtu tha se e gjithë vaksinimi botëror është rezultat i një “qeverie të keqe botërore”, e cila dëshiron “të vendos një rend të ri në botë”.

“Çdo vaksinë është e bërë nga një substrat embrional, dhe ne kemi prova për këtë, shkakton tendencat e kundërta. Vaksinat merren nga baza embrionale, dhe ata e bënë këtë edhe këtu”, tha ai, duke aluduar në homoseksualitet, raporton portali Israel Hayom.

Pas një shpjegimi të pabazuar midis vaksinës dhe homoseksualitetit, Asor vazhdoi të pretendonte se kishte të vërteta në teori të ndryshme konspirative në lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai e quajti Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe kompanitë e vaksinave të tilla si Pfizer dhe BioNTech “organizata kriminale”, duke pretenduar se virusi “u lëshua qëllimisht për ta zvogëluar popullsinë globale”.

Organizata e homoseksualëve Havrut dha një përgjigje sarkastike ndaj pretendimeve të tilla të pabazuara të Asor, duke thënë se nëse vaksina ndryshon orientimin seksual të një personi, atëherë ata mezi presin t’u urojnë mirëseardhje anëtarëve të rinj.