• Today is: Friday, April 26, 2024

Sapo ngrihet për fluturim, zhduket avioni në Indonezi me mbi 60 pasagjerë

fakti
January09/ 2021

Uebfaqja për gjurmimin e fluturimit Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur më shumë se 3,000m lartësi në më pak se një minutë.

Një aeroplan pasagjerësh me më shumë se 60 persona në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta. Avioni i modelit Boeing 737-500 u nis nga Xhakarta për në Pontianak, por vetëm 4 minuta pas nisjes nuk kishte asnjë shenjë prej tij. N

‘Sriwijaya Air Boeing 737’ humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore. “Numri i përgjithshëm i udhëtarëve është 50 vetë, së bashku me 12 ekuipazhe të përbërë nga 43 të rritur, 7 fëmijë, 3 foshnje,” tha Ministri i Transporteve në Indonezi për CNNIndonesia.com.

Uebfaqja për gjurmimin e fluturimit Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur më shumë se 3,000 m lartësi në më pak se një minutë.

Agjensia e kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Basarnas, ka dërguar një anije në Ishujt përreth, për të kontrolluar vendin ku aeroplani dyshohet të ketë humbur kontaktin.  Ekuipazhi ka arritur të gjejë disa mbetje të avionit në detin ku humbi gjurmët, gjë që konfirmon rrëzimin e tij. Ndërkohë vijon kërkimi për trupat e plot 62 personave që ishin në bord.
62 persona dyshohet se ishin në bordin e avionit Sriwijaya Air, i cili u zhduk nga radarët vetëm 4 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga kryeqyteti i Indonezisë Xhakarta. Ekipete kërkim-shpëtimit kanë gjetur mbetjet e avionit në det.Avioni i modelit Boeing 737-500 u nis nga Xhakarta për në Pontianak, por vetëm 4 minuta pas nisjes nuk kishte asnjë shenjë prej tij. Në bord ishin 56 pasagjerë, përfshirë 10 fëmijë, tha një zyrtar i agjencisë kombëtare të kërkim-shpëtimit. Sipas mediave lokale në bord ishin dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në njoftimin e tij në Twitter se Fluturimi SJ182 “humbi më shumë se 10,000 metra lartësi në më pak se një minutë, rreth 4 minuta pas nisjes nga Xhakarta”.