• Today is: Sunday, November 24, 2024

Operation InfeKtion: Si lufton Rusia në botë?

fakti
December27/ 2020
Operation InfeKtion është një dokumentar i gazetës, The New York Times që shpalos kohën e Bashkimit Sovjetik më 1959, kur është ndezur një prej motorëve më të mëdhenj të dezinformimit në botë.

Përmes animacioneve dhe intervistave me agjentë sovjetikë për dezinformim, në këtë dokumentar prezantohet edhe një libër udhëzues i KGB-së, që tregon hapat si është shpërndarë një gënjeshtër para se të ekzistonte interneti.

Ky dokumentar tregon në detaje për fushatën e dezinformimit të Moskës, si është e organizuar, si është financuar dhe se si qëllimi i atëhershëm dhe i tashëm i Rusisë është që të destabilizojë Perëndimin, ashtu që Moska të manipulojë shtetet një nga një.

Lajmet e rreme të ditëve të sotme janë lajme të vjetra dhe jo të reja, andaj dokumentari Operation InfeKtion do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si do t’i interpretoni lajmet.

Për ta shikuar dokumentarin me titra shqip, klikoni ikonën settings (⚙️) në video dhe më pas zgjedhni gjuhën shqipe.