Evropa është duke ndërmarrë një hap të madh drejt normaliteti të ri pasi shumë vende hapin kufij për qytetarët evropianë pas tre muajsh izolim për shkak të coronavirusit.
Por edhe pse evropianët i duan pushimet verore, nuk është e ende e qartë se sa janë ata gati të udhëtojnë përsëri.
Duke nisur nga kjo e hënë Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Zvicra dhe Greqia do të heqin kontrollet në kufijtë e brendshëm. Por turistët nga SHBA, Azia, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme duhet ende të presin, njofton Euronews.al.
Disa vende ende nuk janë hapur plotësisht, siç janë Spanja, Portugalia, Danimarka. Greqia hap sot kufijtë për evropianët, por karantinat prej shtatë ditësh (në rast të një testi negativ) ose katërmbëdhjetë ditësh ( kur je pozitiv) janë të detyrueshme për ata që vijnë nga vendet e prekura nga virusi.
Komisioni Evropian rekomandoi një hapje të tillë deri më 15 qershor, por kufizimet janë hequr në mënyrë të shpërndarë. Rihapja e Evropës nuk do të jetë një përsëritje e asaj çka ndodhi në mars me mbylljet e pakoordinuara të kufijve.
Por megjithatë është një aksion i komplikuar. E ndoshta shumë evropianë këtë verë do të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi. Kujtojmë se Marrëveshja e Shengenit, e nënshkruar në 14 qershor 1985 në Luksemburg është një traktat që çoi në krijimin e Zonës së Shengenit të Evropës, ku kontrollet e kufijve të brendshëm janë hequr plotësisht.