Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në Report TV tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte anti-kushtetuese. Taksa 22 euro për kamionët, Kurti tha se u vendos si pjesë e masave anticovid dhe u hoq, por për kosovarët taksa vijon ende të paguhet sa herë hyjnë në Shqipëri.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV ka folur për situatën në Kosovës pas vendimit të gjykatës Kushtetuese duke këmbëngulur se vendit i duhen zgjedhje të reja dhe se klasa e vjetër politike duhet të shkojë në burg ose në pension.
Kurti tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër është antikushtetues dhe i papranueshëm, por për të kjo tregon se deri ku i ka rrënjët pushteti i vjetër dhe se deri në çfarë pike është kapur shteti.
Taksa e vendosur 22 euro për kamionët për dezinfektimin e tyre që hyjnë në Kosovë si pjesë e paketës anticovid, Albin Kurti tha se Kosova e hoqi atë taksë por i kujton kryeministrit Rama taksën e Rrugës së Kombit, për të cilën thotë se vazhdon të qëndrojë aty.
Kurti tha se të hysh në Kosovë nuk ka as taksë dhe as karantinë duke u shprehur se nuk është e vërtetë se shqiptarët që duhet të qëndrojnë 7 ditë karantinë.
Kurti për Ramën: Askush s’ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës, as dëshmorët po të ngrihen nga varri
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e acaruar që ka më kryeministrin Rama, Albin Kurti tha se askush nuk ka të drejtë të diskutojë mbi territorin e Kosovës dhe të bëjë pazare me të, as dëshmorët po të ngrihen nga varri. Ai tha se nuk akuzon dot Ramën si të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por tha se miqtë e tij në Kosovë duan pikërisht këtë gjë.
“Nuk kam asgjë personale, por mendoj se nuk ka vend të diskutohet për territorin e Kosovës për kufijtë e saj, askush nuk ka të drejtë të flasë për territorin e Kosovës apo bëjë oferta me të për Serbinë madje edhe po u zgjuan dëshmorët nga varret, jo më politikanët e Kosovës apo Shqipërisë. Nuk them se Rama është i përfshirë në këtë, por miqtë e tij më të mirë në Kosovë janë përballë kësaj mënxyre‘, tha Kurti.
Kurti: Kosova ka dy armiq, një të brendshëm dhe një të jashtëm
“Kemi bërë shumë të mira në kaq pak kohë për Kosovës por ajo ka ende dy armiq kryesorë që janë të pranishëm. Një është i jashtëm dhe është Serbia që do ndarjen e Kosovës dhe një armik të brendshëm që kemi korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar. Duhet të bashkohemi kundërt Serbisë dhe për këtë jam përpjekur tërë jetën time që të mos ndajë shqiptarët në skenën politike dhe jo vetëm ata në Kosovë. Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë në një qëndrim të përbashkët karshi Serbisë”, tha Kurti.
“Kosova sot ka nevojë për zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë zgjidhja, më parë sesa ndryshimet brenda situatës aktuale në institucionet e Kosovës. Ne duhet të presim këto ditë në vijim se çfarë do të ndodhë. LVV synon që mbështetjen që ka që është mbi 50% të kurorëzojë në ato zgjedhje. Këto zgjedhje duhen sa më parë në mënyrë që ata që humbën zgjedhjet mos vazhdojnë me keqpërdorim të institucioneve”, tha Kurti.
Për politikanët që ai i quan të ‘stërvejtëruar’ thotë se disa duhet të shkojnë në burg për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të dalin në pension.
“Ka një përpjekje që të ndërtohet një makinë kohore që na kthehen në të kaluar, ky klubi i stërvjetëruar i politikave të korruptuar nuk duan ta kuptojnë qytetarin. Ata janë bërë bashkë sepse ndodhen në perëndimin e karrierave të tyre politike. Disa prej tyre për shkak të krimit dhe korrupsionit e kanë vendin në burg ndërsa disa të tjerë duhet të pensionohen ashtu siç ja dha vendimin populli i Kosovës”, u shpreh Albin Kurti.
Kurti sulmon Ramën: Ne e hoqëm taksën 22 euro, ndërsa taksa për kosovarët qëndron aty. Karantinimi 7 ditë nuk është i vërtetë
Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Albin Kurti u shpreh se qeveria e Shqipërisë nuk u konsultua me qeverinë e Kosovës as kur i mbylli dhe as kur i hapi kufijtë.
“Ne nuk jemi konsultuar nga qeveria e Shqipërisë kur mbylli kufirin me Kosovën dhe as kur ta hape kufirin. Ne vendosëm mbrëmë që të hapim kufirin me Shqipërinë por me disa masa, që janë të nevojshme meqë pandemia nuk ka kaluar. Me këtë rast dua të theksoj se ka qenë një vendim i vjetër i njërës prej ministrive, kur shpallën gjendjen e emergjencës që të bëhej dezinfektimi i maunave dhe ky vendim i vjetër është anuluar dhe nuk ka më nevojë për dezinfektimi. Ndërkohë trau vazhdon të jetë aty dhe të na marrë paratë, jo për shtetin, por për një koncesionar“, deklaroi Kurti.
Ndërsa për deklaratën e Presidentit Thaçi se qytetarët shqiptarë duhet të karantinohen për 7 ditë nëse hyjnë në Kosovë, Albin Kurti tha se kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk është e vërtetë dhe kjo është humbje kohe të merremi me deklaratat e një presidenti që ka humbur toruan. Ne e kemi mbyllur karantinimin në fundjavën që lamë pas. Ajo çfarë bëjmë ne është që qytetarët që vijnë në Kosovë i kërkojmë që të tregojnë lejë qëndrimi, i matim temperaturën e tyre, marrim të dhënat dhe nëse kanë bërë testin 4 ditët e fundit kalojnë pa asnjë problem. Po mundohemi të bëjmë edhe zbutje shtesë. Por nuk mund të sillemi në një situatë normale. Nuk duhet të lejojmë rikthimin e pandemisë“, u shpreh Albin Kurti.
“Unë si kryeministër në detyrë kam humbur mbështetjen e gjysmës së deputetëve, por është dyfishuar mbështetja popullore. Beteja vazhdon. Ne do të parandalojmë një lloj pazari me Serbinë. Unë besoj që të gjithë ata që po orvaten të bëjnë ujdi me Serbinë, nëse nuk e dinë do ta kuptojnë se po bëjnë pazar pa hanxhi”, deklaroi Kurti.
“Ne jemi një subjekt politik demokratik që bën diskutime të brendshme dhe i merr vendimet me shumicë. Vendosin organet e subjektit tonë politik, nuk vendos unë, as në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe as në cilësinë e kryetarit të një subjekti politik. Vendos Vetëvendosja që është fituese e zgjedhjeve”, tha Kurti.
Çfarë ndodh nëse turma njerëzish rrethojnë godinën e qeverisë dhe nuk ju lenë ju të dilni nga zyra?
“Këto janë pyetje të Shqipërisë. Me të parë me të bërë. Unë nuk dua të vendosem në pozitën e analistit që parashikon të tjerët, por as që fillon të parashikojë situatën e tij në situata hipotetike”, u shpreh Albin Kurti.
“Aktigjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka anuluar gjykimin e saj të mëhershëm dhe është në kundërshtim me rastet identike që ne kishim në 2010 dhe 2017 kur kishte mocione të suksesshme të mos besimit. Kemi një situatë në të cilën është e vërtetë që Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, por është lënduar pakthyeshëm kushtetutshmëria dhe vetë kushtetuta. Akti gjykimi i Gjykatës Kushtetuese është shkruar para se të shkruhet dekreti presidencial. Janë orvatur të gjejnë argumente të paqenë për një dekret presidencial që tenton t’i zërë vendin amendamentit parlamentar të Kushtetutës së Kosovës. Një akt gjykim i tillë është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me kushtetutën. Ne kemi një mbledhje të kryesisë nesër dhe këshilltarët do ta trajtojnë akt gjykimin e gjykatës kushtetuese. Jemi në fazën kur më e rëndësishme sesa të parashikohet se çfarë do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje, duhet të trajtohet Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët, të cilët treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit të Kosovës. Nuk mund të kemi qeveri të re, legale në këto kushte kur u mbashkuan humbësit dhe duan ta fitojnë në tavolinë dhe nën tavolinë atë që nuk ja dhanë qytetarët vitin e shkuar. “, u shpreh Kurti. /Shqiptarja.com