Këngëtarja e lindur në Brooklyn të New Yorkut tregoi se ajo e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka rrëfyer se prindërit e saj kanë qenë të prekur nga koronavirusi.
Në një komunikim për mediat e huaja, Bebe tha se ata ishin shumë sëmurë, por tani janë duke u shëruar.
“Me siguri mami dhe babi im nuk duan që ta them, por ata u sëmurën, u prekën nga koronavirusi. Ishin shumë sëmurë për gati tre javë, unë isha nervoze. Nuk udhëtoja dot, sepse unë rri në Los Angeles dhe ata në Nju Jork. Ndihesha keq pasi ata nuk më kishin mua apo vëllain tim atje, mirëpo më në fund falë zotit tani ata ndihem më mirë, mund të shijojnë ushqimin përsëri”, tha Bebe Rexha.
Këngëtarja e lindur në Brooklyn të New Yorkut tregoi se ajo e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive. /abcnews.al