• Today is: Sunday, November 24, 2024

Los Angeles, thyhen dyqane dhe grabiten sende me vlerë nga protestuesit

fakti
May31/ 2020

Në Shtetet e Bashkuara ka pasur demonstrata masive, kundër vdekjes nën presion të njeriut me ngjyrë George Floyd, derisa në shumë shtete situata doli prej kontrolli.

Dyqane të shumta që shesin mallra të shtrenjta në lagjet e pasura në Beverly Hills dhe në Los Angeles janë thyer nga demonstruesit, të cilët vodhën gjëra me vlerë të lartë, ndërsa shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme.

“T’i hamë të pasurit”, ka qenë një prej mbishkrimeve, që është shkruar afër një lokali të veshjeve të shtrenjta në lagjen e pasur Rodeo Drive, ndërsa demonstruesit janë parë duke u larguar me veshje luksoze.

Ngjarjet shqetësuese që janë parë gjatë ditëve të fundit, u krahasuan me zhvillimet e vitit 1992, kur rrugët e Los Angelesit ishin mbushur me demonstrues, pas rrahjes nga policia të aktivistit me ngjyrë, Rodney King.

Gjatë këtyre demonstratave, pjesëmarrësit janë bërë të dhunshëm duke ua vënë zjarrin shumë pronave private, ndërsa forcat policore iu kundërvunë në mënyra të ndryshme për përpjekje t’i shpërndanin nga rrugët.