• Today is: Sunday, November 24, 2024

NASA dhe SpaceX bëjnë histori pas lançimit me sukses të raketës në orbitë

fakti
May31/ 2020

SpaceX, kompania private e raketave e sipërmarrësit miliarder Elon Musk ia doli të nisë me sukses në orbitë dy amerikanë nga Florida mbrëmjen e së shtunës. Ky është misioni i parë hapësinor i astronautëve të NASA-s nga toka amerikane në nëntë vitet e fundit.

Një raketë e SpaceX Falcon 9 u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy në orën lokale 3:22 duke nisur drejt hapësirës astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken.

Udhëtimi do të zgjasë 19 orë dhe do të shkojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Një përpjekje e mëhershme e lançimit dështoi për shkak të motit të keq.

Për Musk, lançimi me sukses i raketës është një gur themeli pasi shënon herën e parë që kompania e tij dërgon drejt hapësirës njerëz dhe jo ngarkesa të tjera.

Hera e fundit që NASA nisi astronautë drejt hapësirës me një mjet të ri fluturimi ishte 40 vite më parë në fillim të programit hapësinor.