• Today is: Friday, May 3, 2024

Primo Shllaku: Teatri është “tempull” që përpunon ndërgjegjen njerëzore

fakti
May21/ 2020

Shkrimtari  Primo Shllaku i ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe qëndrimin e shoqërisë.

Ai shpreh se marrja e pushtetit në vendin tonë shihet si qëllim për tu bërë i pakontrollueshëm. Gjithashtu ai theksoi se demokracia kërkon sistem, ndërsa shtoi se diktatura është një makinë që ecën vetëm përpara.

“Unë i kam edhe emocionet e teatrit, jam rritur atje. Teatrin e kam artin e parë në të cilin kam ndjerë shijen e të bukur. Artistikisht jam tronditur për herë të parë në teatër”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio shkrimtari tha më tej se teatri i ri nuk do të ketë frymën e “tempullit”. “Teatri është tempull, jo në kuptimin fetar, por sepse ne futemi në teatër dhe dalim më të mirë në një shfaqje.  Teatri është vendi që përpunon shumë e më shumë ndërgjegjen njerëzore”, u shpreh më tej Shllaku.