• Today is: Monday, November 25, 2024

Projekti i radhës i ANKVM: The Triumph of Life!

fakti
May13/ 2020

Meqenëse koncertet janë pjesë e programit kulturor vjetor të Ministrisë së  Kulturës, drejtori Shkodran Tolaj thotë që presin rekomandimet e Ministrisë dhe Qeverisë për formën se si do të realizohen projektet. Ansambli Nacional i Këngëve e Valleve Shqipe ishte i pari institucion kulturor jo vetëm në Maqedoni por dhe para Kosovës e Shqipërise që diti të gjendet në rrethana të reja duke qenë aktiv dhe funksional

Ansambli Nacional i Këngëve e Valleve Shqipe në Maqedoni, nga data 12 mars kur është bërë ndëprerja e funksionimit në objekte të institucioneve ka funksionuar panderprere, megjithatë gjetur mënyra pë të adaptuar procesin e punës në kushte  errethana të reja. Stafi administrativ ( me rrotacion) ka bërë punën e nevojshme në institucion kurse valletarët, kengetarët dhe orkestra kane punuar online panderprere. Deri tani janë realizuar disa paraqitje si: mesazhi motivues ne te gjitha gjuhet e vendeve te prekura me Covid 19 “Ju lutem Qendroni ne shtepi” qe u është dërguar ambasadave jashtë dhe në Maqedoni si solidarizim me viktimat, kënga “Jusuf Xhelili” realizuar nga solisti Salajdin Miftari dedikuar viktimave të qytetit te Dibrës, kënga “Dasma e malësorit” me tenorin Kastriot Tusha, spot për ditën e vallëzimit botëror me 29 prill, me koreografin e Ansamblit të Shqipërisë, Genc Kastrati.
Njëkohësisht çdo të shtunë në kanalin youtube janë transmetuar pjesë të modifikuara nga koncertet si dhe koncertet e mbajtura në Kërçovë, Dibër e Shkup duke qenë kështu prezent tek artdashësit. Derisa instrumentistët janë marrë me këngët dhe orkestrimet e reja që janë bërë, vallëtarët kanë vazhduar ushtrime e literaturë për tu mbajtur në kondicion.
Pra ky ishte i pari institucion kulturor jo vetëm në Maqedoni por dhe para Kosovës e Shqipërise që diti të gjendet në rrethana të reja duke qenë aktiv dhe funksional.Si rezultat i kësaj pune tashmë repertori, orkestrimet, këngët dhe cdo gjë është gati për koncertin e parë të planifikuar për vitin 2020 dedikuar kompozitorit të madh dibran Musa Piperkut.
Meqenëse koncertet janë pjesë e programit kulturor vjetor të Ministrisë së  Kulturës, drejtori Shkodran Tolaj thotë që presin rekomandimet e Ministrisë dhe Qeverisë për formën se si do të realizohen projektet. Megjithatë për të paralajmëruar këto koncerte por dhe për të treguar punën online prezantojmë para jush projektin e realizuar 100% live që vjen ekskluzivisht për publikun mbarëshqiptar përmes TV 21. “këngë moj” me tekst të Nehat S. Hoxha, muzikë të Musa Piperkut me orkestrim të Valton Beqirit është një pikë nga projekti me titull “Triumph of life” që vjen si besim, motiv dhe shpresë për ditët e mira dhe rimëkëmbjen e njerëzimit në gjithë globin. Kënga ështe perkthyer edhe ne gjuhen angleze nga ambasadori Avni Spahiu./ Gazeta FAKTI

Fillon koncerti nga Ansambli Nacional i Këngëve e Valleve Shqipe ...