• Today is: Monday, May 6, 2024

Çifti shqiptar pjesë e serialit “Gangs of London”

fakti
May11/ 2020

Seriali “Gangs of London” ka marrë vëmendjen e mediave shqiptare për shkak se në serial përmendet edhe vendi ynë, dhe disa prej roleve u janë besuar aktorëve tanë më në zë të momentit. Disa prej tyre janë edhe çifti Orli Shuke dhe Eri Shuka, i cili është bërë i njohur edhe ndërkombëtarisht në rolin e tij krah Brad Pit në War Machine (2017), dhe Hyena (2014).

Orli Shuke ka lindur në Vlorë dhe vjen nga një familje aktorësh. Ai është djali i Agim Shukës, ose gjithashtu i njohur për publikun, xhaxhai i Alberit në komedinë “Shi në plazh”. Orli lindi në Shqipëri në 1976 dhe studio teatër në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai u transferua në Londër në vitin 1999, ku edhe jeton aktualisht me gruan dhe dy fëmijët e tyre.
Gangs of London Cast: Where Have You Seen The Stars of Sky's New ...

Orli e filloi karrierën e tij të aktrimit në 2004 kur ai regjistroi një zë të lartë për dramën e serialit BBC 1, Bajroni. Nga viti 2009 e deri më tani zëri i tij është përdorur për reklamat e Gilletter.

Por për çfarë flet seriali?

“Gangs of London” është një serial televizive, i cili ka në qendër luftën mes bandave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarjet zhvillohen në zemër të Londrës, ku zhvillohen luftërat e trazuara të bandave për pushtet.

Për 20 vjet, Fin Wallace (rol i luajtur nga Colm Meaney) ishte krimineli më i fuqishëm në Londër. Por tani ai ka vdekur – dhe askush nuk e di se kush e urdhëroi vrasjen e tij. Me rivalët kudo, Sean Ëallace (Joe Cole), i ndihmuar nga familja Dumani do të luftojnë për të rimarrë vendin e babait të tij.

Në film përmendet edhe mafia shqiptare e kryesuar nga Luan Dushaj, Ndrangheta Italiane dhe elementë të tjerë të tjerë kriminalë. Aktorët që luajnë rolet shqiptarë janë Orli dhe Eri Shuke, çift në serial dhe në jetën reale, ndërsa në film luajnë rolin e Luanit dhe Mirlindës.

Gangs of London season 2: What could happen next after that ending ...

“Gangs of London” është një seri e ardhshme britaniko-amerikane e aksionit. Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar teaseri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Në një intervistë për KultPlus, Eri Shuka na rrëfen për rrugëtimin e saj si aktore në Shqipëri dhe tashmë në Londër dhe gjithë këtë eksperiencë bashkë me bashkëshortin.

“Filmi im i parë është “Darka” nga Suela Bako. Shumë e lumtur për rolin pasi punova me miq dhe profesionistë shumë të shtrenjtë për mua. Projekti i dytë ishte si pjesë e produksionit, Dilect Coach, në filmin “Hyena” nga Gerard Jonson. Një eksperiencë fantastike, më pëlqen shumë Gerard. Kam kërcyer me vajzën time të vogël vallen e Tropojës dhe ishte një nga skenat e tij të preferuara”, ka treguar aktorja fillimisht për KultPlus.

Por, ishte viti 2016 kur ajo bashkë me Orlin morën një mesazh në email nga Pulse, ku ju është kërkuar ndihmë për projektin “Gangs of London” dhe pas këtij mesazhi ata zhvilluan takimin e parë me regjisorët Gareth Evans dhe Matt Flannery. Ky takim rezultoi me një kontratë përmes secilës Eri dhe Orli Shuka u bënë pjesë e serialit. Xhirimet e episodit të parë filluan në janar të këtij viti, duke e mbyllur sezonin e parë në korrik më 10 episode.

Por, se sa janë ndihmues për njëri tjetrin në xhirime, Eri shprehet me të qeshura se kjo është më mirë se martesa.

“Kjo është pjesa më e bukur. Kur na ofrojnë ndonjë projekt bashkë, pyetja e parë që na bëjnë: Jeni rehat  të punoni bashkë? Unë dhe Orli e shijojmë shumë, është tamam festë. Punojmë shumë mirë bashkë. Orli është pak më serioz se unë në punë. Unë e marr më lehtë po me shumë qejf. Orli është pak kritik dhe ndonjëherë më thotë Eri merre seriozisht”, vazhdon të tregoj ajo rreth bashkëpunimit të tyre në projekte.

Por, pjesë e këtij seriali është bërë edhe aktori kosovar Florist Bajgora. Eri ka treguar se me Floristin nuk kanë ndonjë skenë bashkë, por që ja kanë kaluar shumë mirë dhe kanë marrë kritika të mira nga produksioni.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të ketë rastin të luaj edhe aktorët shqiptarë.