• Today is: Thursday, April 25, 2024

Brukseli: Shtetet anëtare të lënë në fuqi kufizimet për kufijtë deri në 15 qershor

fakti
May10/ 2020

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllura në shkallë të gjerë – për shkak të krizës së Coronës vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”, transmeton GSH.

Për shkak të pandemisë së Coronës Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe për pak kohë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor./ Gazeta FAKTI