Shefi i politikës së jashtme europiane Josep Borrell ka deklaruar se BE përmes një rezolute i bën thirrje Kinës të lejojë kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për koronavirusin dhe paralajmëroi se Covid mund të çrregullojë edhe më shumë “botë tonë të ç’rregullt”, transmeton GSH.
Në një intervistë për disa media europiane, në të cilën u përfshinë një sërë çështjesh, përfshirë pandeminë Covid-19 dhe marrëdhëniet me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, diplomati i lartë i BE tha se kriza aktuale globale e shëndetit dhe ajo ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 – në veçanti pretendimet e administratës Trump se virusi mund të ketë origjinën në një laborator kinez në qytetin e Wuhan – kërcënojnë edhe më shumë marrëdhëniet e helmuara midis Uashingtonit dhe Pekinit. / Gazeta FAKTI