• Today is: Friday, March 29, 2024
https://video.shqiptarja.com//uploads

SHBA dërgon edhe 400 ushtarë në Kosovë, shton prezencën

fakti
May10/ 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën që të shtojnë prezencën në Kosovë duke dërguar edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it. Ushtarët nga Garda Kombëtare e Iowas pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti. Në njoftim thuhet se ky është mobilizimi më i madh i Gardës së Iowas në  mbështetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njësitë e para në Kosovë. “Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës së Iowas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.