• Today is: Monday, November 25, 2024

POLITIKANËT E TIRANËS BËHEN BASHKË NË DITËN E DËSHMORËVE

fakti
May05/ 2020

5 Maj, Dita e Dëshmorëve ka bërë bashkë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Kombit ditën e sotme është bërë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Krerët më të lartë të Shtetit Shqiptar duke ruajtur distancën mes tyre vendosën kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” për të nderuar të rënët për Atdheun.

Në një deklaratë për gazetarët, kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se duhet të kuptohet se liria dhe pavarësia janë marrë njëherë e përgjithmonë dhe se duhet të tregohet vigjilencë që ato të mos cënohen në këto kohë demokracie.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare./ Gazeta FAKTI