• Today is: Saturday, April 27, 2024

Policia amerikane ekzekuton shqiptarin e armatosur në mes të rrugës

fakti
April25/ 2020

Policia amerikane ekzekutoi një shqiptar 42-vjecar në New Jersey. Shqiptari është ekzekutuar nga policia në rrugë dhe një video e regjistruar nga fqinjët, tregon se viktima ishte duke lëvizur i armatosur në rrugë.

Policia i ka bërë thirrje disa herë të ulë armën në tokë, por me sa duket shqiptari me inicialet L. A. nuk iu bind urdhrit.

Ai madje është afruar shumë afër makinës së policisë dhe ua ka drejtuar pistoletën policëve. Operacioni përfundoi me personin në fjalë të vrarë nga efektivët.

Videoja është publikuar nga “Daily Voice” dhe raportohet se ngjarja ka ndodhur të enjten. Prokuroria ka nisur hetimet./ Gazeta FAKTI