• Today is: Friday, November 1, 2024

Kush e kërcënoi me jetë familjen e Behxhet Pacollit?

fakti
May03/ 2020

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.

E për këtë çështje ka folur vet Pacolli. Ai ka shpjeguar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që t’i ndjekë penalisht personat të cilët e kanë kërcënuar familjen e tij.

“Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime”, ka shkruar Pacolli.

Behgjet Pacolli ka qenë objekt përplasjesh me autorutetet qeveritare, pasi sipas rregullave në Kosovë secili i kthyer duhet të qëndrojë dy javë i izoluar si pasojë e pandemisë. Por më në fund është vendosur që ai të qëndroj në vetizolim 14 ditësh në shtëpinë e tij në Hajvali.

Pacolli kishte alarmuar se ka mundur t’i bëhet edhe sulm kur ishte kthyer nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës.