• Today is: Thursday, April 25, 2024

NJË KULLË SHQIPTARE NË MALIN E SHENJTË ATHOS, GREQI

EA
April20/ 2020

Në veri të Greqisë, i shtrirë në detin Egje,’ngulet’ mali Athos, ku maja më e lartë është 2033 metra, ky vend ka afërsisht vetëm 1500 banorë. Me një ndryshim, banorët janë murgjër që jetojnë në 20 manastire të fesë ortodokse, të vendosura aty që prej shekullit të X-të. 

Kjo «republikë» gëzon një status të veçantë, autonom, të garantuar nga e drejta ndërkombëtare, sipas traktatit të Lozanës të vitit 1923.
Kjo botë ireale, ku nuk ka nëna, teze, halla, motra, ku kalendari është ai i Jul Çezarit, ku ora ka mbeteur si në kohën e Bizantit e mesnata përkon me perëndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon në çdo manastir me gjeneratorë, e ku banorët janë vegjetarianë, i është përkushtuar tërësisht lutjes dhe devotshmërisë së zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtë, shkruan ExplorerUniverse
Murgjërit janë grekë e të kombësive të tjera, por të gjithë janë qytetarë grekë dhe gëzojnë të drejta të njëjta. Vendi administrohet nga një guvernator civil, i emëruar nga shteti grek.
Kjo njësi autonome, e përfshirë ne Listën e Trashëgimisë botërore të Unesco-s, është e vyer për koleksionin e artit ortodoks, për ikonat, afresket e dorëshkrimet e vjetra, për arkivat e çmuara. Kërshëria për këtë vend lidhet jo vetëm me vlerat e historisë e të artit, jo vetëm me mënyrën e jetesës.
Profesori B.Bojovic, i Shkollës së lartë të studimeve në shkencat shoqërore në Paris ( EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos, para disa vitesh, tregon një ngjarje e vogël, që sherbenë më pas si nyje për vlerat historike te ikonografise që paraqet ky vend për Shqipërinë. Ai tregon se në vaporin që merrte për të shkuar në Malin Athos, hyn në bisedë me një punonjës të rendit, kontrollues i lejeve të vizitave, i cili e pyet se « çdo të thotë të jesh shqiptar ?
» Sepse, të gjithë e quanin « shqiptar », për arsyen që vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte « qimekuq », tipare që nuk përngjanin me banorët përreth. « Unë, nuk e di se çfarë ka të veçantë të qenit shqiptar, ia pret ai, por një gjë është e sigurt, muzika rumune, sllave, shqiptare është e njëjtë, e më përket ».
E pikërisht, në Malin Athos, tregon më pas, profesori Bojovic, ndodhet « Pirgu shqiptar », kulla shqiptare në manastirin e Hilandarit, të cilin ai e kishte vizituar. Mësoj që i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, bleu në shekullin e XV-të, pirgun e Shën Gjergjit, i njohur me emrin « Pirgu shqiptar », ku Gjon Kastrioti ka jetuar me një nga djemtë e tij, Reposhin. Mësoj në të njëjtën kohë, që Manastirit të Hilandarit, babai i Skënderbeut, i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij. Lidhja me historinë tonë më shtyn të kërkoj në « Historinë e Shqipërisë », e gjegjësisht të ndjek gjurmët shqiptare të Malit Athos. Në kreun e tretë të « Historisë së Shqipërisë », të titulluar “ Fundi i sundimeve të huaja – Formacionet shtetërore shqiptare në shekullin XIV – fillimi i shekullit XV », në paragrafin “Shteti i Gjon Kastriotit”, shkruhet :Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilindarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar), dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431.
Ku mbetën Shqiptarët nga Mali Atos, vend i shenjtë i ortodoksisë ...

Nga kërkimet e mëpasme, për Malin Athos e lidhjen e tij me ikonografinë shqiptare, mësoj që emra të shquar piktorësh shqiptarë të afreskeve, kanë punuar në manastiret e këtij vendi.
David Selenica (1715), ka pikturuar afreske në manastirin e Laurës së Madhe, në Malin Athos ; vëllezërit, Kostandin dhe Athanas, të mbiquajtur « Zografi », krijimtaria e të cilëve shtrihet nga 1741-1783, në afresket e tyre, kanë ruajtur karakterin krahinor të veshjeve. Eshtë për t’u përmendur, Grigor Zdruli (vdiq në 1906), prift, që profesionin e zografit e morri në Malin e Shenjtë. Atje, formoi dhe atelienë e tij, ku i mësoi zanatin të rinjve shqiptare si Grigor Zdruli (i riu), Spiridhon Dunka, Dhimitër Papaveshi e të tjerë.
Anton Zengo, prift, i cili ka ushtruar krijimtarinë e tij në gjysmën e parë të shekullit te XIX-të e deri në fund të po këtij shekulli ; ka punuar në malin Athos.Në këtë republikë murgjërish, ku siç shprehen dhe ata vetë, çdo lëvizje përshkruhet brenda dhe jashtë nesh (B.Bojovic), gërshetohen mitikja me realen : sipas mitologjisë greke, Athos, në betejë me Posejdonin, e qëllon me një copë shkëmbi atë, por nuk arrin ta zerë ; shkëmbi bie mbi det në formë piramide, duke krijuar kështu, Malin Athos, shkruan ExplorerUniverse.
Thuhet që vizitorët e pelegrinët janë të shumtë, specialistët e ikonave bizantine, kërkuesit që nguliten në arkivat e Malit të Shenjtë. Raporti i një deputeteje evropiane që daton prej 2003-shit, për barazinë e gjinive, në këtë zonë, nuk është votuar, për çudi, nga deputetët grekë.
Republika autonome e Malit Athos, vazhdon të mbetet e shkëputur nga bota. Por pasuritë etnografike, të ikonografisë ortodokse peshojnë.
Në brendësinë e një forme tjetër të kërkimit shpirtëror, në qetësinë e murgjërve që vështrojnë njeri-tjetrin, shpresoj që një ditë të shkel ; shpresoj të vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, Pirgun shqiptar.

Mount Athos in Greece where women and children are banned | Daily ...

Ku mbetën shqiptarët nga Mali Atos?

Mali i shenjtë i Atit (Athos) fsheh në vete shumë çka shqiptare,aty është edhe Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka ILIR 1431,shkruan Proinformacion.com

Por jo vetëm,Mali Atos ky vend i shenjtë dhe i rëndësishëm i besimit ortodoks (Greqi) sipas dokumenteve të regjistrimit të popullsisë nga 1 shtatori i viti 1907 ,kishte banorë me shumicë shqiptare,duke përfshirë shërbyesit e thjeshtë,e deri te akademikët më të lartë.

Përse në malin Athos nuk lejohen të shkelin femrat?

Mali Athos në Greqi është një territor i banuar tërësisht nga priftërinjtë ortodoksë. Përveç atyre grekë, aty ka edhe një manastir me priftërinj rusë. Pikërisht në vizitën e tij të para disa ditëve, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëtoi në Athos për të vizituar manastirin ortodoks, që ndodhet aty prej 1 mijë vjetësh, shkruan gazeta Shqip.

Gadishulli ka një sipërfaqe 335 kilometra katrorë dhe mund të jetë hapësira më e madhe në botë, ku nuk lejohet që të shkelë asnjë femër, madje edhe kafshët e gjinisë femërore.

Të gjithë ata persona që duan ta vizitojnë këtë mal të shenjtë, në fillim duhet që t’i dorëzojnë një kopje të pasaportës së tyre Byrosë së Pelegrinëve të malit Athos. Çdo ditë rreth 100 ortodoksë dhe 10 jo ortodoksë pelegrinë meshkuj pranohen për një qëndrim tre netësh, në një nga 20 manastiret e gadishullit.

Grave nuk u jepet leje, e ato do të ngelen pas ndërsa meshkujt do të nisen drejt Athos-it nga dy portet më të afërta. Prej 1 mijë vjetësh vazhdon praktika e ndalimit të grave në këtë vend, të cilat duhet të qëndrojnë 500 metra larg brigjeve të tij.

Sipas doktorit Graham Speake që ka shkruar librin Mali Athos: Ripërtëritje në Parajsë, një rregullore e shekullit X, përcaktonte se në mal ndalohen kafshët e gjinisë femërore, por aty nuk përmendeshin femrat, pasi çdokush e dinte që gratë nuk lejoheshin në manastiret e burrave. Kjo ishte mënyra më e thjeshtë që një prift të shmangte marrëdhëniet seksuale dhe të ngelej beqar.

Ajo që e bënte të veçantë këtë mal, është se i gjithë gadishulli konsiderohet si një manastir i madh.
Por ka edhe një arsye tjetër, përse gratë ndalen sipas traditës ortodokse.
“Duke iu referuar traditës, Virgjëresha Mari e humbi drejtimin e rrugës, ndërsa ajo po përpiqej që të mbërrinte në Qipro me anije dhe era e çoi në Malin Athos. Dhe asaj i pëlqeu ky vend aq shumë, sa iu lut të birit që duhej t’i dhurohej dhe ai pranoi”, shpjegoi Speake. “Ky vend vazhdon që të quhet kopshti i nënës së Zotit, i dedikuar lavdisë së saj dhe vetëm ajo e përfaqëson gjininë e saj në malin Athos”.
Nga ky rregull bëjnë përjashtim vetëm macet. “Priftërinjtë e mbyllin një sy për macet, pasi këto kafshë janë shumë të zonjat për të kapur minj”.
Kjo do të thotë se produktet ditore të konsumit sillen nga jashtë çdo ditë. Vezët importohen duke qenë se në mal nuk ka pula. Një përjashtim bëhet për kafshët e egra, për të cilat do të ishte gati e pamundur që të kontrolloheshin.
Me djemtë, politika është bërë më elastike me kalimin e viteve.
“Rregulli është dhe gjithnjë ka qenë kështu që burrat duhet të ishin të zotë të rrisnin mjekrën nëse ata do të shkonin në Athos dhe eunukët dhe djemtë e rinj nuk lejoheshin gjatë periudhës bizantine”, tha Speake. Frika ishte se një grua mund të hiqej si eunuk apo djalë e të futej brenda.
“Në ditët e sotme, djemtë shpesh vijnë në mal nëse ata janë të shoqëruar nga një i rritur, zakonisht baballarët e tyre. Unë këtu kam parë djem të moshës 10-vjeçare. Dhe priftërinjtë janë shumë të dhënë pas tyre. Atyre u pëlqen që të kenë djem vërdallë. Pra, djemve u lejohet të vijnë këtu, por rrallë ndodh të pashoqëruar”.

Por gratë e kanë vizituar gadishullin, pavarësisht ndalimit. Gjatë luftës civile greke, ndërmjet 1946 deri në 1949, Mali Athos i ofroi strehim turmave të bujqve dhe gratë e vajzat ishin pjesë e një turme që hyri në Athos në kërkim të kafshëve.
Ndërsa në 1953, grekja Maria Poimenidou, u vesh si burrë dhe hyri në gadishull ku qëndroi për tri ditë. Kjo detyroi autoritetet greke që të aplikojnë masa më të ashpra, deri në 12 muajt burg, për të gjitha gratë që kapën brenda gadishullit.

Së fundmi, në 2008-n, katër gra moldave u lanë në gadishull nga trafikantët ukrainas të qenieve njerëzore. Policia i ndaloi për një kohë të shkurtër, por ato u lanë të lira, pasi priftërinjtë i fallen. / Gazeta FAKTI