• Today is: Friday, March 29, 2024

QIRIAZËT, GURTHEMEL TË ARSIMIT TONË MODERN

fakti
November26/ 2022

Kombi shqiptar përjetësisht i detyrohet angazhimit kolosal familjes  Qiriazi dhe grupit të patriotëve që e mbështetën në orientimin e drejt të proceseve vendimarrëse për fatin tonë, ku posaçërisht spikat roli i Parashqevi Qiriazit  në përafrimin me SHBA-të, si një aleate e sinqertë dhe me mjaft peshë në të gjitha fazat e zhvillimit tonë si komb dhe si shoqëri, përfshi edhe Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), ku qenia shqiptare i shpëtoi dezintegrimit falë angazhimit direkt të Presidentit Amerikan , Woodrow Wilson.

Maqedoni e Veriut – Bullgari: Në vend të historicizmit evropianizëm – Top24
Shkruan Prof.dr. Skender ASANI

Para 100 viteve  Kodër Kamza, afër Tiranës, hyri në historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare si një vatër e rëndësishme dhe me një jetë të pasur intensive, që njohu vetëm zhvillim e thellim.  Fillimisht kishim  “Shkollën e Dakës”,  ose “Instituti femnuer Kyrias- (Qiriazi)”, apo edhe si “Instituti Kyrias-Dako”, që në fakt ishte vazhdimësi  e  shkollës së vashave  hapur në Korçë, në vitin 1891.  Ndryshe kjo  shkollë quhej edhe “Shkolla amerikane e vajzave” që u hap me inisiativën e Gjerasim Qiriazit, e cila fatkeqësisht u mbyll në korrik të vitit 1914, kur në Korçë hyri ushtria greke dhe për pasojë  amerikanët që punonin aty u dëbuan.

Ndonëse Shkolla e Korçës u mbyll, ajo megjithatë vazhdoi të mbetet frymëzim kryesor për gjenetata që pasuan dhe për rrjedhohë pas  tetë viteve, çifti Dako, që sapo ishin kthyer nga ShBA, themeluan në tetor të vitit 1922, në Kodër Kamëz “Institutin Kyrias-Dako”. E veçanta e kësaj shkolle ishte se ajo u ngrit sipas modelit të kolegjeve amerikane.

Instituti Qiriazi me ndërpreje,  do të vijonte aktivitetin deri në vitin 1943,kohë kur ndërtesat u zaptuan për nevoja të ushtrisë naziste kurse  familja Dako-Qiriazi, do të internohej në Beograd. Fati I tyre është ngusht I lidhur edhe me fatin e kësaj shkolle, pasi që pas kthimit nga Beogradi  godina e Kolegjit “Qiriazi” ishte bërë prone shtetërore dhe kishtre kaluar për përdorim  për nevojat e shtetit të ri të posa dalur nga LDB..

Një lajm i mirë që shoqëron hisoirkun e kësaj shkolle është se në vitin 2006, godina e Institutit “Qiriazi”, administrohej nga trashëgimtarët e pronarëve të saj: Robert Dako, nipi i Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit (Dako), të cilët rihapën në këtë godinë Shkollën e Lartë Universitare Jo Publike “Sevasti e Parashqevi Qiriazi”, ndërkohë që në vitin 2016, ky institucion rihapet me emërtim dhe me pronar të ri: “Kolegji Universitar Qiriazi”, si trashëgimtare e Institutit  Qiriazi.

Sot (2022), pas  100 viteve, Kolegji Universitar “Qiriazi” ka lënë jehonën e lavdisë së Qiriazëve të famshëm.
Për të risjellur në vëmendje lavdinë e kësaj familje, ne si  Instituti i Trashëgimisë Shpirtëore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në  50 – vjetorin e vdekjes së Parashqevi Qiriazit, dolëm para lexuesit me një vepër që ishte prodhim i një ditarit të saj në dorëshkrim mbajtur gjatë ditëve të bujshme të  Konferencës së  Versajës, e njohur si Konferenca e Paqës e Parisit,  gjatë vitit 1919 dhe fillimit të vitit 1920.
Veprimtaria e saj në rafshin arsimor, kulturor, publicistik dhe diplomatik ishte e jashtëzakonshëm, ndërkohë që gjithë  materiali nga dorëshkrim i saj  është rezultat i një hulumtimi në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë,.
Figura e Parashqevi Qiriazit , në 50- vjetorin e vdekjes së saj, ka frymëzuar edhe drejtuesit e UNESCO-s për ta përfshirë atë,  si një grua dhe pedagogeje e jashtëzakonshme, në kalendarin e jubulejeve të përkrahur nga ana e kësaj organizate për vitin 2020.
Kjo figurë emblematike që vjen kësaj radhe përmes detajeve të panjohura, që mund t’i gjejmë në ditarin e saj, paraqet zërin më përfaqësues të gruas së shquar shqiptare, e cila mund të konsiderohet edhe si themeluese e diplomacisë shqiptare, pas përpjekjeve të saj titanike në sensibilizimin e çështjes shqiptare në planin ndërkombëtar. Pjesëmarrja e saj në Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), tregon fuqinë e angazhimit të saj intelektual e kombëtar në arritjen e objektivave madhore, për të cilat Rilindasit tanë kishin projektuar ide e pikëpamje nga më të ndyrshmet, por pa një mundësi reale realizimi. Ishte pikërisht Parashqevi Qiriazi që gjithë këto ëndërra të Rilindasve i përçoi në sallonet diplomatike të kohës dhe u bë zëdhënëse e denjë e kauzës shqiptare.

Libri fillon me një dockument mjaft të rëndësishëm, siç është propesverbali i  Kongresit të Manastirit, për të cilin jemi përcaktuar ta botojmë për shkak se ky document ndërlidhet pikërisht me Parasqevi Qiriazin, e cila  e vetmja delegate ( procesverbaliste ) femër në këtë ngjarje të madhe historike për emancipimin kombëtar.
Ky dokument është i shkëputër nga ditari dhe, ndonëse nuk i përmbahet renditjes kronologike me dokumentet që pasojnë, megjithatë si i tillë ngërthen në vete autenticitetin e një përkushtimi të vazhdueshëm të kësaj gruaje ndaj çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me emancipimin dhe prosperimin e kombit sdhqiptar.
Pastaj libri vazhdon me ditarin e saj, fillimisht, në dorshkrim, pastaj i radhitur me makinë shkrimi të kohës dhe në fund transkriptimi i tij në mënyrë autentike në vord.
Dokumentet janë të renditura sipas kronologjisë historike dhe nuk janë të ndarë në tema apo kapituj të veçantë tematik. Në këtë variante jemi përcaktuar për shkak se dokumentet janë në formë të dorëshkrimit dhe janë të shkurta, pa ndonjë titull të dokumentit, sidomos ditari i saj personal ku e përshkruan udhëtimin, ngjarjet dhe takimet.
Dorshkrimet janë transkriptuar në gjuhën siç e ka shkruar vet Parashqevi Qiriazi, ndërsa shkrimet në gjuhën angleze dhe franceze, janë përkthyer dhe redaktuar  në gjuhën shqipe.

Profili i gjerë i  Parashqevi Qiriazi kap fushëveprime nga më të nduarduartat, të cilat ishin të lidhura drejtpëdrejt me proceset dhe ngjarjet e mëdha historike për kombin shqiptar, siç ishte  çelja e shkollave në gjuhën shqipe, hapja e gazetës “ Hylli i Mëngjesit ”, pjesmarëse si delegate në Kongresin e Manastirit dhe në Konferencën e Versajës. Po ashtu ajo kishte ndjekur mësimet në shkollat elitare të kohës, ndër to edhe Kolegjin Amerikan për Vajza, në Konstandinopojë ku vitin e fundit ishte presidente e studentëve. Më pas, në vitin 1913 ajo përfundoi masterin për edukim në Kolegjin Oberlin në Ohio.Në tezën e masterit ajo hartoi një sistem arsimor kombëtar për Shqipërinë e sapoçliruar.

Kontributi i saj në hapjen e shkollave ishte i jashtëzakonshëm. Ajo u emërua drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së Vajzave në Korçë, e para shkollë e tillë në Shqipëri, nga 1904-1905 dhe përsëri nga 1910-1911, kur motra e saj, Sevasti Qiriazi, nuk ishte aty.
Nga 1907-1908, Parashqevia ishte përkthyesja dhe mësuesja e gjuhës për misionarin Phineas B. Kennedy, i cili sapo kishte ardhur i dërguar prej Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaj (American Board of Commissioners for Foreign Missions) me kërkesën e vetë Shkollës.
Në fillim të viteve 1920, Parashqevia kthehet në atdhe me kunatin dhe motrën, Kristo dhe Sevasti Qiriazi-Dakon, në mënyrë që të vazhdonte të punonte për edukimin e vajzave shqiptare. Instituti Qiriazi (Kyrias) për Vajza, që sapo ishte hapur afër Tiranës, do të nxirrte mësuese që ishin të domosdoshme për shumë shkolla të sapoçelura shqiptare.
Jeta relativisht e panjohur sa duhet e kësaj patrioteje të guximshme, meriton më shumë hulumtim. Në Kongresin e Manastirit ishte proçesverbaliste dhe e vetmja delegate femër në këtë ngjarje të unjësimit të alfabetit shqip. Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit, ku ajo u caktua sekretare e njëmbëdhjetë burrave të respektueshëm, që do të zgjidhnin problemin e alfabetit shqip. Paskëtaj, ajo shkroi në vitin 1909 Abetaren sipas alfabetit të ri shqiptar. Ajo është e njohur, së bashku me motrën e saj, për emancipimin e grave shqiptare dhe për rolin e saj kryesor në themelimin e shoqatës së parë të grave “Yll’ i Mëngjesit”, më 1912 në qytetin e Korçës. Pas luftërave ballkanike dhe në fillimin e Luftës së Parë Botërore, ajo iku për të shpëtuar jetën e saj (si shumë të tjerë) në Bukuresht më 1914 dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara më 1915. Në Boston, ku u vendos, ia kushtoi jetën çështjes së çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane “Yll’ i mëngjesit”, që doli nga 1917 deri më 1920.
Pas Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikes si forca kryesore që solli fitoren e Antantës kundrejt forcave të boshtit, e bënin atë forcë të pakontestueshme dhe pa atë nuk mundej më të silleshin vendime të rëndësishme botërore.
Më 1919 Parashqevi Qiriazi shkoi në Paris, si e vetmja grua diplomate shqiptare në Konferencën e Paqes, si përfaqësuese e Partisë Kombëtare Shqiptare në Amerikë. Me gjithë fushatat e fuqishme për ta ndarë Shqipërinë mes vendeve fqinje, Konferenca përgjithësisht miratoi kufijtë shqiptarë, siç ishin caktuar në vitin 1913 në Konferencën e Paqes në Londër. Por kontributi i saj diplomatik për të shpëtuar edhe Shqipërinë londineze, ishte i jashtëzakonshëm sepse nga Fuqitë e Mëdha, të cilët e kishin fituar luftën sipas marrveshjeve ( marrveshja e fshehte e Londrës) të më hershëm dhe dëshironin që të eliminonin atë nga faqja e dheut. Kjo luajti një rol shum të madh diplomatik në këtë Konferencë për të argumentuar të drejtën historike për trevat etnike të banuara me shqiptarë në siujdhesën ballkanike.Kjo e drejtë elementare për të pasur shtetin shqiptar nuk mund të arrihej pa përkrahjen e ndonjërës nga Fuqitë e Mëdha Botërore.Kontributi i saj ishte shum i madh nëpërmjet miqëve me të cilët komunikonte, duke u kurorëzuar me sukses këto përpjekje pas depërtimit  në kabinetin e Presidentit Amerikan Woodrow Wilson,  për të përçuar kërkesën e popullit shqiptarë  në shpëtimin  nga copëtimi që i kanosej asaj. Jo rastësisht Presidenti Amerikan u vu në mbrojtje të popujve të vegjël që edhe ata të kenë të drejtën legjitime për të pasur shtetin e tyre, kundrejt popujve të mëdhej, apo të priviligjuar.000000
Kombi shqiptar përjetësisht i detyrohet angazhimit kolosal familjes  Qiriazi dhe grupit të patriotëve që e mbështetën në orientimin e drejt të proceseve vendimarrëse për fatin tonë, ku posaçërisht spikat roli i Parashqevi Qiriazit  në përafrimin me SHBA-të, si një aleate e sinqertë dhe me mjaft peshë në të gjitha fazat e zhvillimit tonë si komb dhe si shoqëri, përfshi edhe Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), ku qenia shqiptare i shpëtoi dezintegrimit falë angazhimit direkt të Presidentit Amerikan , Woodrow Wilson.

(Kumtesë e paraqitur në Kremtimin e 100 vjetorit të Kolegjit ”Qiriazi” mbajtur në Tiranë, 25 nëntor 2022)