• Today is: Friday, April 19, 2024

NË KUMANOVË U PROTESTUA….

fakti
February22/ 2021

“Jemi mbledhur të shprehim indinjatën tonë qytetare dhe kombëtare, kundër gjykatës, që në vend ta dënojë vrasësin dhe kriminelin Boban Iliq, përkundrazi i dënon me burg, familjarët, babain, xhaxhain dhe kushëririn e tij me burg. Ne jemi këtu se për neve ajo jo vetëm që nuk ndanë drejtësi, por ajo njësoj se sikur gjykatat e Millosheviqit”, tha Fuat Aliu, familjari i Sedat Aliut.

Kumanovë, 22 shkurt/ Gazeta FAKTI – Rasti i Almit Aliut vazhdon të jetë aktual pasi që babai i Almirit që humbi jetën nga goditja me veturë e Boban Iliqit, Sedat Aliu, më 1 mars duhet të paraqitet në burgun e Kumanovës që ta mbajë dënimin prej 6 muajve.
“Jemi mbledhur të shprehim indinjatën tonë qytetare dhe kombëtare, kundër gjykatës, që në vend ta dënojë vrasësin dhe kriminelin Boban Iliq, përkundrazi i dënon me burg, familjarët, babain, xhaxhain dhe kushëririn e tij me burg. Ne jemi këtu se për neve ajo jo vetëm që nuk ndanë drejtësi, por ajo njësoj se sikur gjykatat e Millosheviqit, që dikur i dënonte shqiptarët në ish Jugosllavi, edhe për atë se kur rriheshin nga policët, ndonjëri nga policët e lëndonte dorën apo gishtin duke i rrahur shqiptarët.Vendimi për burgosjen e viktimave, pra familjarëve të Almirit, gjithsesi është i padrejtë, etnocentrik dhe antishqiptar. Prandaj ne sot këtu jemi që të kërkojmë nga kjo gjykatë që ta rishqyrtojë këtë vendim, të mos tallet me drejtësinë, pasi që revolta që i bëhet dhe padrejtësia mund të jetë shpërthim me përmasa të paparashikuara. Ne jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku të shkojmë, prandaj kërkojmë nga kjo gjykatë që të mos sillet me shpërfillje ndaj zërit të popullit, pasi që po ky popull të ngarkon dhe të shkarkon. Kërkojmë që viktimat të shpallen urgjentisht të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga çdo akuzë, lënda e Almirit të vogël duhet të kthehet në rigjykim dhe gjithsesi vrasësi duhet të dënohet për veprën e bërë dhe jo për aksident trafiku. Kërkojmë që familja e Almirit të dëmshpërblehet për dëmet që i ka përjetuar për humbjen e djalit dhe për të gjitha pasojat fizike që i kanë përjetuar”, tha Fuat Aliu, familjari i Sedat Aliut.

Gjithashtu, duhet të paraqiten në Burgun e Kumanovës për mbajtje të dënimit me burg prej nëntë muajve edhe Avdulla Aliu dhe Sami Demiri.
Që të tre janë të dënuar me burg efektiv prej gjashtë muaj për veprën “dhunë”.

Për këtë arsye sot në Kumanovë qindra qytetarë  protestua kundër këtij vendimi gjyqësor, duke kërjkuar që e i njejti të rishqyrtohet. Ata të indinjuar kërkuan nga institucionet dhe përfaqësuesit politik që të merren më seriozisht me këtë rast.

Protesta e radhës do tëp mbahet më 26 shkurt para Gjykatës Themelore në Shkup.
Foto nga protesta, Kumanovë 22.02.2021

Si ndodhi rasti para 5 viteve?

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit. Lënda shkoi sërish në Apel, ku tani kjo Gjykatë ndërroi mendje dhe për dallim prej herës së parë, Iliqit ia uli dënimin prej 6 në 4 vjet..