• Today is: Friday, March 29, 2024

MPB lëshon fletarrest për Sasho Mijallkovin

fakti
February22/ 2021

MPB ka lëshuar fletarrest për ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Alsat nga burime brenda policisë mëson se telegrami i është dërguar të gjitha pikave kufitare.
Sasho Mijallkov i cili tashmë po kerkohet nga policia pasi i është shqiptuar arrest shtëpiak nga gjykata, për herë të fundit është parë në Shkup ditën e diel rreth orës 14, në lokalin Distrikt, Meriotbën, bën me dije TV21.

Masa e tillë jo zyrtarisht mësohet të jetë ngritur mbi bazën e dyshimeve për arratisjen e mundshme të Mijallkov para verdiktit gjyqësor në rastin “Target-Fortesa”.

Paraprakisht gjykata i caktoi masën e arrestit shtëpiak.