• Today is: Friday, April 19, 2024

QYTETARËT E KUMANOVËS DO TË MARRIN SUBVENCIONE PËR SHËRBIMET KOMUNALE

fakti
January30/ 2021

Komuna e Kumanovës, Sektori për Mbrojtje Sociale, të premten i informoi qytetarët se mund të paraqesin kërkesë për subvencionim të shërbimeve komunale.

 

Subvencionet janë të destinuara për disa kategori të qytetarëve, grupe shoqërore më në nevojë. Kërkesat me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohen në arkivin e Komunës së Kumanovës, jo më vonë se 15 shkurt i këtij viti.

Të drejtën për të subvencionuar shërbimet komunale e kanë prindërit pa punë që jetojnë në komunën e Kumanovës, prindërit pa punë të fëmijëve me aftësi të kufizuara deri në 26 vjeç, falimentuesit e regjistruar në Shoqatën e Punëtorëve të Falimentimit dhe Aksionarëve UNIT 1, familjët kujdestarë, personat deri në 18 vjeç,  fëmijët pa prindër, personat përfitues të së drejtës në sigurimin shoqëror të të moshuarve, personat përfitues të ndihmës minimale të garantuar, ekskluzivisht njerët të pa siguruar dhe të pa strehuar (personat që jetojnë me qira).

“Kërkesat mund të bëhen  nga 1 deri më 15 shkurt 2021 në arkivin e  Komunës së Kumanovës dhe në në ndërtesën e ish AD “Kozjak”, përballë stadiumit të qytetit (departamenti për mbrojtje sociale, mbrojtje të fëmijëve dhe kujdesit shëndetësor)”, informojnë nga Komuna e Kumanovës.

Përveç dokumenteve të nevojshme të përgjithshme të identifikimit, kërkohen fatura nga kompanitë publike “Vodovod” dhe “Pastrim dhe Gjelbërim”, jo më të vjetra se tre muaj, çertifikata për nxënës të rregullt, studentë, çertifikata të lindjes, dëshmi të gjendjes financiare, dokumente nga Qendra për punë sociale, PRO, kontroll pensional, marrëveshja e qirasë.

Nga Komuna e Kumanovës sqarojnë se  të gjitha të gjitha të dhënat dhe dokumentet e nevojshme mund të merren në Sektorin për Mbrojtjen Sociale.