• Today is: Friday, April 26, 2024

POZITA KËRKON REGJISTRIMIN, OPOZITA SHTETËSINË, POPULLI DREJTËSINË!

fakti
January22/ 2021

Opinioni publik aktualisht është i preokupuar me tri kërkesa nga tri shtresa. Që të trijat janë legjitime dhe me përplot manipulime. Pazaret politike mbivendosin gjithçka, kurse vendimarrja është formale. Në mungesë të një mase kritike, proceset te ne po përcillen me apatinë e mosreagimit të mirëfillt publik

Nga Abedin ISMAILI

Aktuale janë tri kërkesa nga tri shtresa, triat legjitime e me përplot manipulime.
REGJISTRIMI
Regjistrimi i popullsisë është bërë një proces për të cilin po diskutohet aq shumë sa që të bindin ende pa fillu regjistrimi ka përfundu manipulimi, edhe pse është proces statistikor keqbërja politike e ka bërë proces të vështirë duke krijuar hapësirë që edhe të kundërshtohet edhe të manipulohet edhe të ndërpritet, madje edhe të krenohen se e kanë ndërprer procesin e regjistrimit thua ti se ndërprerja është zgjidhja. Befasia e regjistrimit për shqiptarët do të jetë kjo që edhe nëse dalim më shumë se sa mendojmë që jemi kjo tregon se kemi reflektuar sikur fare mos të jemi, sepse edhe nuk e kemi ditur sa jemi.

SHTETËSIA

Kërkesa për shtetësi nuk duhet t‘i brengos aplikuesit se nuk po u jepet për faktin se ne që kemi shtetësi jemi shndërruar në „qytetarë me shtetësi e pa shtet“, kurse këta më mirë të paktën nuk e kanë dëshminë(shtetësinë) e asaj që nuk e posedojnë(shtetin), sepse shteti nuk është i të gjithëve edhe pse i shfrytëzon të gjithë. Pra ajo që na bashkon me këta pa shtetësi është shteti që edhe ne me shtetësi edhe këta pa shtetësi, „shtet nuk kemi“.

(PA)DREJTËSIA

(Pa)drejtësia është  bërë tmerr i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Këtë më së miri e ilustron “Monstra”, një  rast i montuar për të cilin ka pasur materiale për ta dëshmuar të vërtetën e nuk janë publikuar nga kryeministri aktual Zoran Zaev, me pretekstin të mos ndodh luftë qytetare, pra krahas luftës qytetare drejtësia në vendin tonë zgjodhi dënime totalitare. Një vendim i tillë ku dëshmon se rastet e montuara nuk zbardhen por nxihen edhe më shumë, Maqedoninë e Veriut e largon nga Bashkimi Evropian, rininë e largon nga shteti, e drejtësia merr koncept tjetër ku krijohet një situatë e tillë që Maqedonia e Veriut të jetë i vetmi shtet në botë ku drejtësia studiohet për të marr poziten e pastaj për të ndarë padrejtësi. Padrejtësia të dërgon tek organet e drejtësisë që në vendin tonë këto organe vetëm e konfirmojnë atë padrejtësi.

PA DREJTËSI SKA QETËSI, PA QETËSI SKA REHATI!

Populli i dënuar duhet të dënoj me votë, opozita nuk duhet të luftoj për pozita, pushtetit despotik duhet t‘i themi ikë!

(Autori është absolvent në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave  dhe Shkencave të Komunkimit në UEJL-Shkup)