• Today is: Friday, March 29, 2024

INSTALACIONET E ÇUDITSHME NË QEVERINË E SHKUPIT!

fakti
January20/ 2021
Vrazhdësia e sintagmës “едно општество за сите” ka filluar t’i nxjerrë brinat në trajta shumë të sofistikuara, ndërkohë që shoqëria dhe opozita shqiptare ende presin nga partitë politike në pushtet t’ua përpilojnë ndonjë platformë veprimi se si të sillen ndaj devijimeve dhe çoroditjeve që i prodhon politika e ditës(!)
Nga Emin AZEMI
Në seancën e fundit (19 janar) të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u mor një vendim për heqjen e detyrimeve të importit – tarifat doganore, për 71 lëndë të para, të caktuara që të përdoren në industrinë e përpunimit, tha Zv. Kryeministri Fatmir Bytyqi.
 
Ky Bytyqi tregon se çka ka bërë Ministria e Ekonomisë, thua se kjo ministri është pa ministër(!)
Pse duhet ky Bytyqi të luaj rolin e toreadorit qesharak, dhe të vazhdojë traditën e keqe të instaluar nga kryeminsitrat maqedonas, të cilët kishin dhe kanë synim relativizimin/eklipsimin e punës së minsitrave shqiptarë, siç është rasti konkret me ministrin shqiptar të Ekonimisë (K.B).
Zaevi më parë si supervizor kishte caktuar njëfarë Angjushevin, i cili e kishte për detyrë t’iu bënte hije ministrave shqiptarë të Ekonomisë, kurse tani ka caktuar F.Bytyqin, i cili nuk është asgjë tjetër pos një instalacion (fotokopje) që dublifikon (pa pikë nevoje) punën e njëjtë që bën ministri i Ekonomisë – K.B.
Është interesant dhe indikative që kryeministrat maqedonas instalacione të tilla vendosin vetëm kur janë në pyetje sektorët e financave dhe të ekonomisë dhe kur ato udhëhiqen nga kuadro shqiptare, prandaj edhe me kohë janë nda dhe janë bërë (gjoja) të pavarura disa agjensi dhe inspektorate (të cilët kanë kaluar në varësi të kuadrove maqedonase), vetëm e vetëm që ato të mos dirigjohen nga ministrat shqiptarë(!)
Vrazhdësia e sintagmës “едно општество за сите” ka filluar t’i nxjerrë brinat në trajta shumë të sofistikuara, ndërkohë që shoqëria dhe opozita shqiptare ende presin nga partitë politike në pushtet t’ua përpilojnë ndonjë platformë veprimi se si të sillen ndaj devijimeve dhe çoroditjeve që i prodhon politika e ditës(!)