• Today is: Thursday, April 25, 2024

Kreu vetëvrasje një polic që mbrojti Kongresin amerikan gjatë trazirave

fakti
January11/ 2021
Një oficer veteran  i policisë së Capitolit, vendi ku ndodhën trazirat javën e kaluar, në të cilin kishte të vdekur, dyshohet se bëri vetëvrasje.

Kjo u njoftua sot ( të dielen) nga zyrtarët, raportoi thnewyorktime. Kjo është një goditje tjetër për policinë e ngarkuar në ruajtjen e Kongresit amerikan, sepse një oficer policie vdiq gjatë trazirave të së mërkurës së kaluar.

Howard Liebengud (51), i cili vdiq të shtunën, nuk ishte në detyrë, njoftoi policia, transmeton Telegrafi.

“Ai ishte një divizion që ruante Senatin dhe ka qenë në departamentin tonë që nga muaji prill i vitit 2005. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që familja e tij, oficerët e policisë dhe familjet e tyre të kursehen nga ngacmimet gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Departamenti i policisë nuk e ka mbyllur çështjen dhe ende po heton rrethanat në të cilat ai vdiq, por gazetat dhe reporterët, të tillë si “Punchball News”, pretendojnë se Libengood i mori jetën vetes, duke deklaruar se nuk dihet se çfarë e shkaktoi një veprim të tillë.

Departamenti i Policisë së Capitol Hillit është nën mbikëqyrje intensive për shkak të lëshimeve rreth protestuesve që sulmuan Kongresin dhe Shefin, Stephen Sand dha dorëheqje, i cili do të hyjë në fuqi më 16 janar.