• Today is: Friday, March 29, 2024

RIHAPET VENDKALIMI KUFITAR NË MES TË ARABISË SAUDITE DHE KATARIT

fakti
January09/ 2021

Heqja e embargos nga Arabia Saudite hapi rrugën që sundimtari i Katarit të merrte pjesë në një samit të liderëve të Gjirit të Martën që u mbajt  në qytetin e shkretë të mbretërisë Al-Ula dhe i kryesuar nga monarku Saudit, mbreti Salman

Autoritetet Saudite hapën sot një vendkalim kufitar në kufirin me Katarin, një hap i ndërmarrë si pjesë e zbatimit të një marrëveshjeje me të cilën të dy vendet së fundmi i dhanë fund një krize disa vjeçare të Gjirit,  që ka ndarë thellësisht aleatët rajonalë të SHBA që nga viti 2017.

Mediat saudite publikuan pamjet e hapjes së vendkalimit kufitar Selva dhe hyrjen e qytetarëve të Katarit në Arabinë Saudite, raporton Anatolia.

Me ndërmjetësimin e Kuvajtit, udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe Katarit arritën një marrëveshje më 4 janar për hapjen e kufijve dhe përfundimin e krizës tre e gjysmë vjeçare.

Sipas disa raporteve, Katari do të heqë dorë nga proceset gjyqësore kundër Riadit dhe aleatëve të tij, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për zbutjen e tensioneve, që do të nënshkruhet të Martën.

Kufiri i vetëm tokësor i Katarit është mbyllur që nga 2017 , kur Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini filluan një bllokadë kundër shtetit të vogël të Gjirit, duke e akuzuar atë për mbështetjen e grupeve islamike në rajon dhe për lidhje të afërta me Iranin . Kuvajti ka ndërmjetësuar midis Katarit dhe katër shteteve arabe.

Heqja e embargos nga Arabia Saudite hapi rrugën që sundimtari i Katarit të merrte  pjesë në një samit të liderëve të Gjirit të Martën që u mbajt në qytetin e shkretë të mbretërisë Al-Ula dhe i kryesuar nga monarku Saudit, mbreti Salman.

‘’Samiti i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ishte  gjithëpërfshirës, duke udhëhequr shtetet drejt ribashkimit dhe solidaritetit në përballjen me sfidat e rajonit tonë’’-tha Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman.
Qatar blockade: Saudi Arabia THREATEN to cut off Qatar with BORDER MOAT | World | News | Express.co.uk

Ministri i jashtëm për Emiratet e Bashkuara Arabe , Anwar Gargash, mirëpriti një kthim në unitetin e GCC në samitin e mbajtur, raportoi The Guardian.

Vendimi nga aleatët e ngushtë të SHBA vjen në ditët e fundit të kohës së administratës Trump në detyrë, dhe pak përpara betimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden. Bader al-Saif, asistent profesor historie në Universitetin e Kuvajtit , sugjeroi që ekipi Trump po pretendonte kredi disproporcionale për t’i dhënë fund bllokimit, transmeton Gazeta FAKTI.