• Today is: Saturday, April 20, 2024

Trump: Nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Joe Biden si president

fakti
January08/ 2021

Në një postim në Twitter të premten Trump tha: “Për të gjithë ata që kanë kërkuar, unë nuk do të shkoj në Inaugurim në 20 Janar”.

Donald Trump thotë se ai nuk do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në 20 janar, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ai do të jetë presidenti i parë në detyrë që nga Andrew Johnson që s’merr pjesë në inaugurimin e pasardhësve të tij.

Në një postim në Twitter të premten Trump tha: “Për të gjithë ata që kanë kërkuar, unë nuk do të shkoj në Inaugurim në 20 Janar”.

Trump nuk ofroi të dhëna se si do t’i kalonte orët e tij të fundit në detyrë.

Biden do të bëhet president në mesditë pavarësisht nga planet e Trump.