• Today is: Thursday, April 25, 2024

MAESTRO ZHANI CIKO MBËSHTET IDENË “KRYEMINISTRI I PARË SHQIPTAR”

fakti
July09/ 2020

Përmes një videomesazhi ai iu drejtohet të gjithë shqiptarëve duke i ftuar që të bëhen bashkë dhe me 15 korrik të votojnë kryeministrin shqiptar sepse kështu do të realizohet ëndërra e brezave të tërë!

Tiranë. 9 korrik – Pedagogu dhe muzikologu  i njohur Zhani Ciko i cili për shumë vite drejtor artistik i orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, për një dekadë drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit shqiptar, i dekoruar me titullin “Ylli i artë akademik ndërkombëtar” dhe titullin “Mjeshtër i madh” ka një porosi për të gjithë shqiptarët.
Duke qenë se shpirtërisht është i lidhur me të gjitha proceset e rëndësishme shqiptare ai me entuziazëm e ka pranuar idenë për “Kryeministër të parë shqiptar” në RMV. Maestro Ciko kujton momentet kyçe në Maqedoni si: themelimi i universiteteve, kryetari i parë i Parlamentit, krijimi i institucioneve kulturore, në veçanti themelimi i Ansamblit Kombëtar Shqiptar, orientimin në NATO e BE, qē janë pasqyrë e një pune të jashtëzakonshme për dinjitet dhe barazi.
Përmes një videomesazhi ai iu drejtohet të gjithë shqiptarëve duke i ftuar që të bëhen bashkë dhe me 15 korrik të votojnë kryeministrin shqiptar sepse kështu do të realizohet ëndërra e brezave të tërë!