• Today is: Thursday, March 28, 2024

Kosovë, nga një infermier për dasmë

fakti
July02/ 2020

Sot (e enjte) pritet të merret vendimi për lejimin e dasmave dhe ahengjeve tjera të cilat ishin të ndaluara nga marsi i këtij viti për shkak të pandemisë.

Lejimi i mbajtjes së dasmave pritet të bëhet duke zbatuar manualin për mbrojtje nga COVID-19, ku një nga rregullat do të jetë vendosja e një infermieri që do të bëjë kontrollimin e të gjithë dasmorëve në hyrje të sallës, shkruan Zeri.info.

Shoqata e hotelerisë “Pro In”, ka konfirmuar për  gazetën Zëri se nga nesër institucionet e vendit do të lejojnë organizimin e dasmave nën masa strikte kundër përhapjes së pandemisë, ndërsa kanë treguar edhe disa prej rregullave që pritet të zbatohen.

“Ministria e Tregtisë na ka konfirmuar se nesër do të dalin me një maunal që ne e kemi dërguar me masat që duhet të respektohen në secilën dasmë”, ka thënë për Zeri.info Visar Demolli nga shoqata “Pro In”.

Demolli ka treguar që secili restorant që organizon dasma do të angazhojë një infermier që do të kontrollojë dasmorët në hyrje të sallës, ndërsa ka thënë se numri i lejuar i dasmorëve deri më 1 gusht do të jetë 310./ Gazeta FAKTI