• Today is: Thursday, April 25, 2024

Turqia rinis fluturimet ndërkombëtare

fakti
June12/ 2020

Në Turqi rinisën pjesërisht të enjten fluturimet ndërkombëtare, me destinacion Gjermaninë, Britaninë dhe Holandën, vetëm për pasagjerët me dokumente të miratuara.

Konkretisht, avionët mund të transportojnë vetëm pasagjerë me shtetësi evropiane, ose të pajisur me viza dhe dokumente qëndrimi.

Kështu, në kuadër të heqjes së këtij kufizimi, radhë të gjata pasagjerësh u verifikuan në aeroportin e Stambollit, për të udhëtuar në Londër, Duseldorf dhe Amstërdam.

Sidoqoftë, fluturimet do të bëhen vetëm me avionët e linjave ajrore turke. Autoritetet kanë njoftuar se në muajt e ardhshëm mund të rinisin udhëtime me destinacione të reja dhe linja ajrore të huaja.