• Today is: Wednesday, April 24, 2024

A ËSHTË KY FADILI?

fakti
June10/ 2020

Sot (9 qershor) u mbushën dy vite nga vdekja e yllit të futbollit dhe simbolit të përjetshënm të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Fadil Vokrri ishte dhe do të mbetet legjenda e futbollit kombëtar shqiptar dhe përveq nderimit të rastit meriton t’i ruhet memorja e jetës dhe lojës së tij.

Nga Gëzim MUÇOLLI/ Padovë

Sot para njerëzve të Qeverisë kosovare të fundit dhe para gazetarëve u prezentua modeli në miniaturë i skulpturës së Fadil Vokrrit. Përballë shpërblimit prej 49 mijë eurosh u shpall skulptura e cila nuk i përngjan aspak Fadilit të vërtetë.

Skulptura nuk i plotëson as per së afërmi kërkesat artistike e as monumentale edhe pse do ta ketë madhësinë mbinatytrale mbi 3 metra lartësi fizike.
Ndoshta autori fitues nuk e ka njohur Fadilin kur ka qeenë i ri , po shtrohet pyetja se ata artistët tjerë që kanë marrë pjesë në konkurs a janë fare artista(skulptorë) apo bëjnë hajgare.
Skulptura e propozuar nuk është as kopje e Fadilit. Është një paraqitje e zbehtë, jodinamike, pa plasticitetin e duhur, pa relizim konkret ideor, pa përpunim të detjeve që i japin skulpturës dhe artistit përjetësinë artristike.
Edhe Gramozi djali i Fadilit duke nënvizuar se ky ishte modeli që i ngjante më së shumti babait të tij, pranon se edhe bocetet artistike tjera kishin mungesë identiteti.
Memoria nuk ruhet me improvizime as me punë të lëna përgjysmë. Komisioni i konkursit është dashur të jetë në niveklin e kompetencës dhe arsyes.
Ish presidenti amerikan Klintoni kur e pa skulpturën e vet në Prishtinë pati thënë : a ky jam unë, sepse nuk e njohu vetveten?!
Por edhe Fadili, miku im të cilin e kam njohur dhe përcjellur qysh kur luante futboll deri në orët e vona në oborrin e shkollës fillore në Podjevë, me siguri do të pyeste se kush e ka punuar kaq ndryshe dhe pa e njohur mirë .
Ka kohë ende që fituesi të provojë ta përmirësojë punën dhe modelin sepse askush nuk ia falë shëmtinë atyre që thirren në artin e vërtetë e sidomos atë monumental.
Bëjeni edhe njëherë bocetin me po të njëjtin vullnet siq i jepte Fadili golat edhe në pozita dhe raste të pamundshme duke ngritur në këmbë tifozët dhe krenarinë e shtypur me tanksa pas vitit ’81 në Kosovën e martirizuar.
Fadili duhet të jetojë ashtu siq ishte në kujtimet tona.

P.s:. Krahas propozim-bocetit që u shpall sot per ta bërë skulpturën e Fadil Vokrrit, kam vënë edhe disa fotografi të skulpturave të realizuara të disa futbollistëve të njohur në Europë.
Sa për ta bërë idenë më reale dhe të vërtetë.

 

Fotografia e Gëzim Muçolli

Fotografia e Gëzim Muçolli

Fotografia e Gëzim Muçolli

Fotografia e Gëzim Muçolli

Fotografia e Gëzim Muçolli

Fotografia e Gëzim Muçolli
Fotografia e Gëzim Muçolli
Fotografia e Gëzim Muçolli