• Today is: Saturday, April 20, 2024

Amerika kaloi edhe një natë të dhunshme

fakti
June01/ 2020

Shteteve të Bashkuara kaluan natën e 6 të protestave të dhunshme të nxitura nga vdekja e afro-amerikanit George Floid, gjatë ndalimit nga policia. Masa e ndalim-qarkullimit është vendosur në gati 40 qytete, por manifestuesit e shpërfillën atë.

Përleshje të dhunshme u shënuan në Nju Jork, Çikago, Filadelfia, Los Angeles e Uashington, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për shpërndarjen e turmës.

“Kërkojmë ndryshime serioze. Është mbushur kupa”, thonë protestuesit. Automjeteve policore iu vu zjarri, dhe dyqane rreth vendit u plaçkitën.

Në Mineapolis, një shofer kamioni u arrestua pasi theu një barrierë rrugore, para se të drejtohej me shpejtësi drejt një turme protestuesish që marshonte në autostradë. Motivi mbetet i paqartë sipas guvernatorit të Minesotës, i cili tha se është mrekulli që nuk ka viktima.

Garda Kombëtare, forca rezerviste amerikane për emergjencat e brendshme, kishte aktivizuar 5000 pjesëtarë të saj në 15 shtete dhe në Uashington, ku turma njerëzish u mblodhën sërish pranë Shtëpisë së Bardhë, këtë herë duke u vënë zjarrin objekteve e duke hedhur gurë kundër forcave të rendit.
Officials Blamed Out-of-Staters for Violence. Data Says Otherwise ...

Shtypi amerikan zbuloi se presidenti ishte shoqëruar në mënyrë të fshehtë brenda një bunkeri nëntokësor gjatë trazirave të së premtes. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë trazirat civile me sfond racor, më të përhapura që prej vrasjes së Martin Luther Kingut në vitin 1968.

Manifestime janë mbajtur në më shumë se 75 qytete, duke ndryshuar rrënjësisht pamjet e rrugëve të boshatisura për shkak të koronavirusit. Rasti i Floid, 46-vjeçari që humbi jetën gjatë arrestimit nga policia, ndezi zemërimin për diskriminimin e personave me ngjyrë nga forcat e rendit.

Trump strehohet në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është vendosur në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje, kur protestuesit po përplaseshin me policinë dhe agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës.

CNN raporton se pasi u transferua për pak kohë në një bunker nëntokësor gjatë protestave të së premtes mbrëma jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump e kaloi aty edhe të dielën, ndërsa dhuna u zhvillua aty pranë mes protestave që shfaqeshin nga Minneapolis në Miami dhe Portland në Filadelfia.
Wanton Destruction' in Minneapolis As Protests Spread Across US ...

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk i kanë komentuar këto raportime, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale.

Presidenti, Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Bowser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.

Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Nxjerr harkun me shigjetë ndaj protestuesve, rrihet brutalisht nga turma

Një burrë është rrahur brutalisht në Salt Lake City të shtetit amerikan Utah, pasi ka kërcënuar një grup protestuesish me hark e shigjetë, gjatë një proteste kundër policisë.

 

 

Kaos total në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd. Rreth 25 qytete në 16 shtete federale kanë deklaruar shtetrrethim pas protestave masive. Garda Kombëtare është gjithashtu në rrugë, por protestat janë plotësisht jashtë kontrollit. Një burrë është rrahur brutalisht në Salt Lake City të shtetit amerikan Utah, pasi ka kërcënuar një grup protestuesish me hark e shigjetë, gjatë një proteste kundër policisë.

Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, i cili vdiq pas arrestit të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje.

Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë.

Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë derisa i mori jetën./noa.al/