• Today is: Thursday, April 25, 2024

Nis procesi për marrjen e leje-qëndrimit në Itali, rreth 5 mijë shqiptarë kanë të drejtë të aplikojnë si punëtorë sezonalë

fakti
June01/ 2020

Sot (1 qershor) është ditë e rëndësishme për punëtorët sezonalë në Itali, pasi nis procesi i pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët klandestinë.

Me propozim të ministres italiane së Bujqësisë, Italia aprovoi ligjin për të punësuar me kontratë të rregullt pune, mijëra emigrantë ilegalë në disa sektorë që kanë nevojë për krah pune.

Prej 1 qershorit e deri më 15 korrik 2020, janë rreth 600 mijë emigrantë të parregullt në territorin Italian, që u jepet e drejta të paraqesin kërkesën për të marrë lejen e qëndrimit.

Nga kjo, përfitojnë të gjithë emigrantët ilegalë që janë identifikuar nga autoritetet italiane para datës 8 mars 2020, apo dhe ata që mund të dokumentojnë qëndrimin e tyre në Itali para kësaj date.

Sektorët ku është e lejueshme të punësohen janë bujqësia, blegtoria, peshkimi, asistenca për persona me aftësi të kufizuara, apo punësim shtëpiak.

Mes 500 mijë emigrantëve ilegalë që kanë të drejtë të përfitojnë nga ky proces, ka edhe shumë shqiptarë, që përllogaritet rreth 5 mijë, nëse i referohemi të njëjtës periudhë të një viti më parë, të atyre që kanë punuar për një sezon në shtetin fqinj./Pamfleti